0030 210 33 18 483

Greqi mot i keq dhe temperatura 20 gradë që nga e mërkura

TRIBUNA 03 Janar 2017

Një valë e re moti të keq, me temperatura shumë të ulëta, reshje dëbore dhe erëra të fuqishme do të përfshijë gjithë Greqinë, duke filluar nga e mërkura. Sipas parashikimit të meteorologëve, fillimisht fenomenet do të shfaqen në pjesën perëndimore, jugore dhe në Egjeun Lindor. Siç ka thënë për mediat Shërbimi Meteorologjik Kombëtar (EMY), që nga e enjtja pasdite duke filluar nga Greqia jug-perëndimore, reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje të fuqishme dëbore, që do të shtrihen madje dhe në zonat fushore. Të premten, Greqia do të jetë e ndarë në dy pjesë. Zonat veri-perëndimore do të goditen nga reshjet e dëborës, ndërsa ato lindore nga shtrëngata shiu. Gradualisht, reshjet e dëborës do të shtrihen edhe në pjesën jugore të vendit. Të shtunën, reshjet e dëborës do të jenë intensive në të gjithë Greqinë. Në Atikë dhe në zonat përreth do të jenë fillimisht të fuqishme. Gradualisht nga pasditja do të fillojnë të dobësohen në Greqinë Perëndimore dhe Veriore. Gjatë ditës, reshjet e dëborës do të vazhdojnë në zonat lindore dhe jugore të Greqisë. Të dielën, fenomenet do të kufizohen me intensitet më të ulët, në pjesën lindore dhe jugore, ndërsa gradualisht, moti do të fillojë të paraqesë shenja përmirësimi. Sa i përket temperaturave, atë do të variojnë në nivele tepër të ulëta në gjithë Greqinë. Në shumicën e zonave, nuk do të rriten sipër zeros, ndërsa do të ketë edhe rajone në Greqinë veriore, ku temperatura do të shnojë - 20 gradë celsius. Edhe në Atikë priten temperatura shumë të ulëta. Në zonat veriore të kryeqytetit, mesditën e të premtes temperatura do të jetë 3 gradë, ndërsa paraditen e të shtunës, në ora 08,00, do të bjerë në - 5 gradë celsius. Por ndiesia e të ftohtit do të jetë për -14 gradë. Moti do të fillojë të përmirësohet gradualisht që nga pasditja e të shtunës. Sekretariati i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se gjithë strukturat janë në gatishmëri të plotë për të përballuar valën e re të të ftohtit. Qytetarët mund të informohen për kushtet e motit dhe masat e përballimit, në faqen e internetit të mbrojtjes civile, www.civilprotection.gr.

Ndaje me miqte