0030 210 33 18 483

Greqi nga 1 qershori gjithçka bëhet më e shtrenjtë. Ja taksat e reja

23 Maj 2016

Me paketën e masave që u votuan nga parlamenti grek të dielën, jeta në Greqi do të bëhet më e shtrenjtë. Qytetarët do të futin më thellë dorën në xhep (nëse u ka mbetur ndonjë grosh), për të blerë madje edhe artikujt më të domosdoshëm për jetesën. Galopi i shtrenjtësisë do të vazhdojë gradualisht, të paktën deri në vitin 2018. Pas rritjes së tatimit mbi të ardhurat për personat fizikë dhe juridikë, qeveria “u jep goditjen fatale” qytetarëve, siç shkruan shtypi grek, duke rritur edhe taksat e konsumit të përditshëm. Që nga data 1 qershor 2016, rritet me një njësi tatimi mbi vlerën e shtuar (FPA), duke shkuar nga 23% në 24%. Kjo do të thotë se e gjithë paketa e konsumatorit shtrenjtohet edhe më shumë. Më tej, sipas ligjit që u votua të dielën: -Nga 1 qershori 2016 rritet taksa e klasifikimit të automjeteve, që llogaritet mbi bazën e çmimit të blerjes, -Dyfishohet taksa e posaçme e konsumit për birrën, -Nga 1 tetori 2016 rritet taksa e posaçme e konsumit në naftën për ngrohje. Në vitin 2017: -Nga 1 janari vendoset taksë për cigaret elektronike, për kafen, në televizionin kabllor (me abonim), në telefoninë fiske dhe në internet (5% e vlerës së faturës) . -Rriten taksat e konsumit për gazin, benzinën pa plumb dhe naftën për automjetet. ENFIA Lajmet nuk janë aspak të mira edhe për pronarët e pasurive të patundshme. Me ligjin e ri shumë prej tyre do të paguajnë madje edhe tri herë më shumë taksë (ENFIA), në krahasim me vitin 2015. Tribuna

Ndaje me miqte