Nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë, ndërkohë që do të zbatohen ulje çmimi deri në 80% të vlerës për përfituesit më të varfër të Listës Sociale Shtëpiake (Kinoniko Ikojeniako Timologio), ka deklaruar për agjencinë zyrtare të lajmeve ANA-MPA. Një burim nga ministria e mjedisit dhe energjisë. Burimi ka shtuar se uljet e çmimit do të bëhen në bazë të disa parametrave si pasuria e patundshme e përfituesit, me qëllim që të shmangen spekulimet dhe përfitimet e padrejta. Deklaratat u bënë në kuadër të procesit të rishikimit të legjislacionit që lidhet me korporatën shtetërore të elektrikut (DEH).