0030 210 33 18 483

Greqi protesta triditore kundër reformës së pensioneve

08 Maj 2016

Mijëra qytetarë grekë në të gjithë vendin u janë bashkuar protestave triditore kundër reformës në sistemin e sigurimeve shoqërore. Protestat që nisën të premten me grevën e përgjithshme 48-orëshe, kulmuan të dielën para parlamentit në Athinë, disa orë para votimit të reformës. Brenda parlamentit pati përplasje mjaft të ashpra ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Pavarësisht se kryeministri Aleksis Tsipras e ka cilësuar si një reformë ambicioze, që do të garantojë jetëgjatësinë e sistemit të sigurimeve, gjithë grupet e interesit e kanë kundërshtuar fuqimisht. Ministri i punës, Jorgos Katrungalos, deklaroi të dielën në parlament se nga reforma do të preket vetëm 10% e popullsisë. Mirëpo kundërshtarët, theksojnë se reforma do të jetë “guri i varrit” për shtetin social në Greqi. Mes kundërshtarëve, edhe njeri prej ish bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryeministrit Tsipras. Panajotis Llafazanis ishte ministër i mjedisit dhe energjisë në qeverinë e parë të SYRIZA-s, por më pas u distancua dhe krijoi partinë e vet, Uniteti Popullor. Llafazanis: Shoqëria greke ndjen zemërim, indinjatë dhe urrejtje për qeverinë. Për shkak të reformës që është kundër sigurimeve shoqërore dhe furisë së taksave të reja. Unë po përsëris diçka që nuk është aspak ekzagjerim: Po dëgjoj të vijnë helikopterë. ështja është se cilët nga politikanët kriminelë do të arrijnë të hipin te helikopterat... Miratimi i reformave është një nga kushtet kryesore që kreditorët i kanë vënë Greqisë, në kohën që vendit po i shterrojnë përherë e më shumë rezervat monetare. Greqia vazhdon të jetë e varur nga financimi ndërkombëtar dhe mbajtja hapur e rubinetit mbetet ngushtësisht e lidhur me përmbushjen e kushteve që kreditorët i venë Athinës. Arkat e sigurimeve shoqërore në Greqi, sunvencionohen nga buxheti i shtetit me të paktën 2 milirdë euro në vit. Sipas ekspertëve, ky subvencionim shtetëror i kryer nëpër vite, ka ndikuar në rritjen me 800%, të borxhit sovran të Greqisë. Tribuna

Ndaje me miqte