0030 210 33 18 483

Greqi sekuestrohet drogë e destinuar për xhihadistët e ISIS

03 Qershor 2016

Autoritetet greke kanë sekuestruar në portin e Pireut 26 milionë pilula narkotike, që destinoheshin për xhihadistët e ISIS. Siç njoftohet, operacioni u krye në bashkëpunim me zyrën e DEA-s amerikane në Athinë. Pilulat narkotike me emrin Tramadol dhe Tamol, u gjetën në një konteiner që kishte mbërritur në portin e Pireut nga India dhe kishte si destinacion përfundimtar Libinë. Firma që do t’i merrte në dorëzim në Libi, është verifikuar se ka lidhje me shtetin islamik, thonë njoftimet. Një ngarkesë e ngjashme, për llogari të së njëjtës firmë, ishte sekuestruar shkurtin e kaluar në Dubai. Ngarkesa e tanishme mbërriti në portin e Pireut më 10 maj dhe ndodhej mes konteinerësh të tjerë me biankeri dhe artikuj shtëpiakë. Por autoritetet kishin pritur të verifikonin destinacionin përfundimtar, para se të avanconin në sekuestrimin e narkotikëve me përmbajtje opiumi. Vlera tregtare e pilulave të sekuestruara raportohet të jetë 13 milionë dollarë. Pilulat me përmbajtje opiumi si Tramadoli dhe Captagoni, shërbejnë si stimulues dhe konsumohen në masë të madhe nga xhihadistët e ISIS, dhe sidomos nga kamikazet, para se të kryejnë sulmet vetëvrasëse. Tribuna

Ndaje me miqte