0030 210 33 18 483

Greqi shtatë muaj në vit punohet për tatimet

Tribuna 28 Qershor 2017

Qytetarët në Greqi (mes tyre edhe emigrantët), do të duhet që sivjet të punojnë 203 ditë (kundrejt 188 vitin e kaluar), në mënyrë që të paguajnë tatimet dhe kontributet për siguracion, sipas një studimi të Qendrës së Studimeve Liberale. Kjo do të thotë se vetëm pas 23 korrikut qytetarët do të fillojnë të punojnë për nevojat e tyre. Në vitin 2006 mjaftonin rreth 160 ditë për të përmbushur detyrimet e qytetarëve ndaj shtetit. Në çdo 100 euro të faturave fiskale që nxjerr një profesionist i lirë, 82 euro përfundojnë në buxhetin e shtetit. Greqia, nga vendi i gjashtë më i keq në BE për numrin e ditëve që duhej të punonte dikush që t’u përgjigjej detyrimeve ndaj shtetit për tatime dhe siguracione, sivjet u ngjit në vendin e tretë.

Ndaje me miqte