0030 210 33 18 483

Greqi taksa e qarkullimit: Rritje 215% për makinat e blera që nga 2003shi?...

TRIBUNA 27 Shtator 2016

Ministria greke e financave ndodhet në stadin final të përcaktimit të taksës së qarkullimit që do të paguajnë qytetarët për vitin e ardhshëm. Sipas portalit Capital.gr, po shqyrtohet ulja e taksës në masën 10% për automjetet me moshë mbi 5 vjet dhe me kapacitet të madh kubik. Ndërkaq, për automjetet me kapacitet të vogël dhe të mesëm, që kanë qarkulluar së pari nga 2007 deri në 2010, shqyrtohet rritja e taksës, që tashmë do të përllogaritet mbi bazën e emetimeve ndotëse dhe jo mbi bazën e kubikëve. Ka edhe një skenar të dytë, që mbi bazën e emetimit ndotës të taksohen edhe automjetet që kanë qarkulluar së pari në vitin 2003 deri më sot. Në rast se zbatohet skenari i parë, rritja e taksave do të godasë më së shumti automjetet me moshë 6-10 vjeçare dhe ato me kapacitet deri 1.800 kubikë. Në të kundërt, pra nëse zbatohet skenari i dytë, rritja e taksave do të prekë automjetet me moshë 6 deri 13 vjet. Portali Newsbomb sjell një shembull domethënës: Nëse për një makinë që qarkulloi saë pari në 2007, 1,3 kubikëshe, taksa që pagoi për 2016-n ishte 135 euro, tani, me përllogaritjen e emetimit ndotës, do të paguajë një taksë prej 426,3 euro për 2017-n. Pra një rritje prej 215,7%. Por sido që të jetë, rritja e taksave do të detyrojë shumicën e qytetarëve që të fusin thellë dorën në xhep, pasi dihet se numri më i madh i automjeteve që qarkullojnë në Greqi, u përket pikërisht rasteve të përshkruara më sipër. Duket se nga rritja e taksës së qarkullimit nuk do të shpëtojnë as automjetet që përdorin naftë. Edhe kjo mundësi po shqyrtohet nga ministria e financave.

Ndaje me miqte