0030 210 33 18 483

Greqi vazhdojnë problemet nga moti i keq

TRIBUNA 12 Janar 2017

Të shumta janë problemet që ka shkaktuar vala e motit të keq, që ka vazhduar ditët e fundit. Përmirësimi i motit pritet të fillojë nga e enjtja, mirëpo në shumë zona ekziston rreziku i përmbytjeve, pasi parashikohen reshje shiu mbi shtresat e dëborës që kanë rënë më herët. Të mërkurën pati reshje të dendura dëbore në zonat e Epirit, Thesalisë, Peloponezit, pjesën perëndimore të Greqisë kontinentale, Maqedoninë Qendrore (përfshirë Selanikun), Maqedoninë Lindore dhe Trakën. Pamja bëhet më e plotë nga shtrëlngatat e shiut në lindje të Greqisë kontinentale, në Sporade dhe gjerësisht në detin Egje. Gjatë orëve të fundit, zonave që shpallën në gjendje emergjence iu shtuan Kavala dhe Drama, Orestiada, Didimotiho, Samothraki. Pjesa më e madhe e aksit rrugor në Maqedoninë Lindore është e pakalueshme. Në qendër të Kavallas nevojiten zinxhirë. Linjat e autobisave KTEL të Kavalas dhe të Dramas nuk funksionuan, ndërsa nga dhe drejt aeroportit Megas Aleksandros nuk fluturoi asnjë avion. Rrethet Halkidiki, Kilkis, Serres, Pieria dhe Ptolemaida, u shpallën gjithashtu në gjendje emergjence deri mbrëmjen e të mërkurës. Temperaturat më të ulëta në zona fushore të Greqisë së Veriut u shënuan si më poshtë: Ptolemaida (-18,2), Follorina (-17,6), Mavropigi Kozani (-14,4), lagada (-12,8). Selaniku në gjendje emergjence Gjendja e emergjencës u shpall edhe në bashkinë e Selanikut, ku rrugët e qendrës së qytetit u mbuluan nga akulli dhe tempertura paraditer ishte - 4 gradë celsius. Problemi më i madh në Selanik ishte me automjetet e hedhjes së kripës (që ndikon në neutralizimin e efektit të dëborës në asfalt), që nuk funksionuan, gjë për të cilën kryebashkiaku Buratis ka urdhëruar fillimin e një hetimi administrativ. Probleme në aeroportin Maqedonia Të enjten paradite u raportua se mjegulla e dendur në zonën rreth aeroportit të Selanikut Maqedonia, nuk mundësonte uljen në pistë të avionave. Kështu, avionat ndryshonin destinacion duke u kthyer në pikënisjen e tyre. Fluturimet pritet të kryhen atëherë kur ta lkejojnë kushtet e motit. Gjithsesi, vihet në dukje se problemet kanë të bëjnë vetëm me avionat që tentojnë të ulen, ndërsa ato që nisen nga aeroporti Maqedonia nuk kanë problem.

Ndaje me miqte