GreqiIran bashkëpunim me karakter strategjik
09 Shkurt 2016
Me shprehje si “vizitë e shënuar” nga ana e nënpresidentit të parë iranian dhe “bashkëpunim i karakterit strategjik” nga ana e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras dhe Eshag Jahangiri, kanë konfirmuar edhe publikisht vullnetin e qeverive të të dy vendeve për të përmirësuar me ritme të shpejta marrëdhëniet midis tyre.
Kjo ishte vizita e parë e një kryeministri europian, pasi komuniteti ndërkombëtar hoqi sanksionet ndaj Iranit.
Deklaratave për shtyp iu parapriu ceremonia e nënshkrimit të protokolleve për ngritjen në një nivel më të lartë të marrëdhënieve diplomatike, nga ministrat e jashtëm, Nikos Kotzias dhe Mohhamad Yamad Zarif. Protokollet parashikojnë:
- Memorandum për konsultime politike
- Marrëveshje për heqjen e vizave nga pasaportat diplomatike
- Hartë rrugore për përmirësimin e bashkëunimit dypalëshe.
Emërues i përbashkët i deklaratave të Tsipras dhe Jahangiri, ishte nevoja e luftimit të dhunës dhe të ekstremizmit, përballimi i Shtetit Islamik dhe zhvillimi i bashkëpunimit për ruajtjen e stabilitetit në një rajon të ndjeshëm të botës.
Jahangiri vuri në dukje se vizita e kryeministrit grek përbën një stacion për marrëdhëniet dypalëshe dhe në këtë kuadër theksoi vendimet që u morën për zhvillimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, duke vënë në dukje se brenda një kohe shumë të shkurtër Greqia dhe Irani arritën t’i evoluojnë marrëdhëniet e tyre, ndërsa shprehu kënaqësinë për progresin e shënuar.
Nga ana e vet, kryeministri grek, Aleksis Tsipras, deklaroi se takimet në kuadër të vizitëds hapin një fushë të re bashkëpunimi për të dy popujt që kanë një rrugë të gjatë në thellësi të shekujve. Jami dy popuj që dimë të luftojmë për pavarësinë dhe dinjitetin tonë, tha Tsipras, që theksoi përmirësimin e marrëdhënieve “me karakter strategjik”.
Obkjektivi ynë i përbashkët, tha Tsipras, është edhe shfrytëzimi i faktit se të dy vendet po dalin nga një periudhë e gjatë krize dhe hapen miundësi të reja një rikthim te zhvillimi për rezltate me dobi reciproke.
Tsipras iu referua edhe problemit të refugjatëve, duke theksuar se kriza në Siri shkakton impakt në Greqi për shkak të flukseve të refugjatëve, dhe shtoi se të gjithë duhet të kontribuojnë për t’u rikthyer stabiliteti dhe për t’u përballuar Shteti Islamik. Në këtë drejtim Irani mund të luajë rolin e vet, tha Tsipras.
Sipas burimeve qeveritare, gjatë takimit Tsipras-Jahangiri, nënpresidenti iranian theksoi nevojën që të fitohet shpejt terreni e humbur në marrëdhëniet midis të dy vendeve, por edhe me Bashkimin Europian që patën prapakthim vitet e fundit.
Nga ana e vet, zoti Tsipras veçoi rolin e Iranit në rajon dhe theksoi vendosmërinë e tij për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivelet më të larta, ndërsa vuri në dukje edhe rëndësinë gjeopolitike të bashkëpunimit Greqi-Iran.
Të dy palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin në sektorin e energjisë, ndërsa kryeministri grek vuri në dukje se për shkak të embargos volumi i shkëmbimeve dypalëshe ra nën 30 milionë euro në vitin 2015, duke lënë të kuptohet se ka shumë hapësirë për zgjerimin e bashkëpunimit. Tsipras gjithashtu propozoi krijimin e komisioneve të përbashkëta ekonomike për të kërkuar edhe fusha të tjera bashkëpunimi e për t’u kapërcyer me shpejtësi gjithë pengesat.
Ndaje me miqte