0030 210 33 18 483

Greqia dënon braktisjen europiane në krizën e refugjatëve

TRIBUNA 02 Nentor 2016

Ministri grek i Emigracionit, Janis Muzalas u shpreh shumë i irrituar kundrejt mosrespektimit nga BE-ja përsa i përket angazhimeve të saj për të lehtësuar barrën migratore që peshon ndaj Greqisë. “Ne i themi Evropës që duhet të respektojë detyrimet e saj më tepër përsa i përket rilokalizimit sesa të mbështesë personalisht Greqinë për të garantuar zbatimin e marrëveshjes BE-Ankara”, konfirmoi ministri për televizionin publik grek ERT1. Ai u shpreh në kuadër të nisjes për në Finlandë të 111 refugjatëve sirianë, në kuadër të programit evropian për shpërndarjen në BE të refugjatëve të ardhur në 2015-ën. “Sot, një vit pas fillimit të këtij programi, partnerët evropianë kanë marrë në ngarkim vetëm 5 000 refugjatë të nisur nga Greqia, ndërkohë që ata kishin premtuar se do të prisnin 33 000 vitin e parë dhe po aq deri në fund të vitit 2017”, u shpreh i indinjuar ministri. Ai dënoi sabotimin e këtij plani evropian nga vendet e grupit të Visegradit (Hungari, Poloni, Republika çeke dhe Sllovakia), që kanë kundërshtuar me forcë dhe kundër të cilëve Greqia kërkon sanksione evropiane. Komisioni Evropian kishte përmendur më herët shtrëngime financiare kundër shteteve anëtare që nuk luajnë asnjë rol në rilokalizimin e migrantëve. Muzalas ka munguar në mbështetjen evropiane për zbatimin e marrëveshjes BE-Turqi që parashikon rikthimin e migrantëve të mbërritur në ishujt grekë pas 20 marsit duke përfshirë këtu refugjatët sirianë. “BE-ja duhet ta mbështesë këtë marrëveshje, nuk është një çështje solidariteti me Greqinë, është një detyrim”, nënvizoi ai.

Ndaje me miqte