0030 210 33 18 483

Greqia përgatitet për të mbajtur në territorin e vet të paktën 70.000 refugjatë

03 Mars 2016

Të paktën 70.000 refugjatë pritet të të qëndrojnë në Greqi vitet e ardhshme. Parashikimi, i shprehur nga ministri grek i emigracionit, Janis Muzalas, është argumentuar me situatën në kufirin me FYROM, që Athina nuk mendon se do të ndryshojë. “Kufijtë në Idomeni do të duhet t’i konsiderojmë të mbyllura dhe nuk kemi arsye të mendojmë të kundërtën. Rrjedhimisht, nga një vend tranziti, futemi në një fazë të ndërmjetme, ku refugjatët do të qëndrojnë në vend deri sa të aktivizohet fuqishëm programi i rivendosjes. Po përgatitetmi për pasojat e kësaj situate”, ka deklaruar Muzalas në takimin me kryesinë e Unionit të Bashkive dhe Komunave. Ai shtoi se pritet që 70.000 refugjatë të qëndrojnë në Greqi tre vitet e ardhshme. Ndërsa ministri i jashtëm, Nikos Kotzias, mendon se vendi mund të mbajë dyfishin e refugjatëve që parashikoi ministri i emigracionit. “Flukset e refugjatëve janë të menaxhueshme; Greqia mund të mbajë deri në 150.000 refugjatë”, tha Kotzias gjatë një interviste televizive. Pavarësisht se sa emigrantë dhe refugjatë të tjerë do të vendosen në Greqi, e rëndësishmne është që kushtet e qëndrimit të tyre janë dramatike. Thuajse gjithçka është lënë në dorë të organizatave humanitare dhe shpirtit human të qytetarëve, mundësitë e të cilëve janë të limituara. Prandaj, Komisioni Europian miratoi të mërkurën një plan emergjent me vlerë 700 milionë euro që do të përdoret tre vitet e ardhshme, më së shumti në Greqi, por edhe në vendet e tjera që preken direkt nga kriza e refugjatëve. Këto fonde nuk do t’u jepen qeverive, por organiazatave humanitare, organizmave ndërkombëtarë dhe disa agjencive të posaçme qeveritare si në Britani, Suedi, Gjermani, që kanë një përvojë të mirë në menaxhimin e krizave të tilla. Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, një mesazh në rrjetin social twitter, përshëndeti vendimin e Komisionit, duke vlerësuar se do të forcojë në mënyrë të konsiderueshme planin e emergjencës të qeverisë greke. Mirëpo, ka theksuar Tsipras, zgjidhja e problemit duhet të jetë vetëm europiane dhe komplekse, në bashkëpunim edhe me Turqinë. Tribuna

Ndaje me miqte