0030 210 33 18 483

Gripi simptomat dhe këshilla për trajtimin

Doktori im.com 04 Janar 2017

Sipas portalit “doktoriim.com”, gripi është një infeksion viral që mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe serioz, veçanërisht tek të moshuarit. Vaksina e gripit është e pranishme dhe është e rekomandueshme për çdo njeri, nga mosha 6 muajshe e sipër, por gjithmonë me rekomandimin e mjekut. Vaksinim¬i e gripit duhet të sigurohet “pa pagesë” për çdo person mbi moshën 65 vjeçare si edhe për ata, të cilët kanë probleme shëndetësore afatgjata. Vaksina e gripit do të përmirësojë shanset e mosmarrjes së gripit, por nuk jep një siguri të plotë. Cilat janë simptomat e gripit? Njerëzit zakonisht e ngatërrojnë gripin me të ftohurën, por simptomat e tyre janë të ndryshme. Gripi është ngjitës, kështu që duhet shmangur vajtja në punë për rreth një javë. Një person me grip ka shumë mundësi që të përjetojë simptomat e mëposhtme: Temperaturë të lartë (38.8¬ - 40° C), ndonjëherë me të dridhura, që është shumë e rrallë për një të ftohur të zakonshëm? Dhimbje muskujsh dhe nyjesh që është shumë e pazakontë tek një e ftohur? Lodhje dhe dobësi ekstreme që është më e rëndë sesa tek e ftohura? Dhimbje koke. Kjo mund të ndodhë edhe tek ftohja, por zakonisht është më e butë? Dhimbje sysh. E ftohura zakonisht shkakon lotim të syve? Kollë që zakonisht nuk është produktive. Kolla mund të ndodhë edhe gjatë ftohjes? Dhimbje fyti. Dhimbjet e hundëve ose bllokimi i tyre zakonisht ndodhin edhe gjatë gripit. Gripi mund të shkaktojë edhe një infeksion dytësor, siç është bronkit¬i ose pneumonia. farë mund të bëni për të ndihmuar? Nëse keni grip, duhet: Të pini sa më shumë lëngje? Të kontrolloni temperaturën çdo 4-6 orë? Të qëndroni në krevat për 1-3 ditë. Ilaçet që mund t’ju jepen nga mjeku, janë oseltamivir (emri i markës Tamiflu) dhe zanamivir (emri i markës Relenza). Këto ilaçe mund të jenë efektive në reduktimin e kohëzgjatjes dhe ashpërsisë së gripit, por duhet të merren brenda 48 orëve nga fillimi i simptomave. Përpiquni që të shmangni kontaktin me njerëzit, pasi që nga fillimi i gripit deri në 2 ditë mund të jeni infektiv. Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore? Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse: Simptomat ndodhin tek fëmijët që janë nën moshën 12 vjeçare? Simptomat ndodhin tek njerëzit e moshuar? Simptomat ndodhin tek njerëzit me probleme të zemrës dhe mushkërisë? Ekziston një konfuzion ose një funksion mendor i lidhur me paaftësinë? Keni temperaturë të lartë (mbi 40° C)? Keni dhimbje të fortë koke, ndjeshmëri ndaj dritës dhe ngrirje të qafës? Keni skuqje? Keni të vjella ose diarre? Nuk pini ose hani? Keni një kollë produktive? Simptomat nuk janë përmirësuar për 2 ditë ose nuk janë zhdukur plotësisht për një javë? ose Ekziston ndonjë arsye që ju bën të besoni se jeni të ekspozuar ndaj një lloji të ri gripi, siç është gripi i shpendëve.

Ndaje me miqte