Halim Kosova: Oferta jonë ulja e taksave dhe mbështetja e shtresave në nevojë
30 Maj 2015
Kandidati për kryetar bashkie për Tiranën i Partisë Demokratike, Halim Kosova, ka zhvilluar të shtunën një bashkëbisedim me banorët e zones se “Qytetit të Nxënësve”, ku ka deklaruar se kanë falimentuar 6 mijë biznese familjare në dy vite, nderkohe qe ka ofruar uljen e taksave dhe favorizim për bizneset e reja.
Kandidati i PD-së, Kosova, u është përgjigjur pyetjeve të banorëve për punësimin, problematikat që hasin dhe kryesisht shtresat në nevoje dhe u shpreh se “Cdo hallkë e qytetarëve të Tiranë për problemet që kanë, ne do të kemi një zyrë juridike qe do të mbledhe e përpunojë dhe do të ndjekë problematikën e qytetareve. Një vemendje të veçantë do të ketë edhe për komunitetin egjiptian dhe shtresat në nevojë, duke shtuar mensa sociale për kryeqytetasit si dhe duke krijuar mundësine e punësimit”.
Kosova u ka premtuar qytetarëve se do të përmiresojë kushtet ekonomike, do të hapi mundësi punësimi, do te përmiresoje infrastrukturën dhe furnizimin me ujë 24 orë për qytetarët dhe përkushtim në shërbim të tyre.
Ndaje me miqte