0030 210 33 18 483

Hapet porta e avionit pista mbushet nga lingotat e arti!

ATSH 15 Mars 2018

MOSKE, 15 mars /ATSH-AFP-DPA/ - Një avion që transportonte një ngarkesë me ligota ari në Siberi pati një problem gjatë fazës së ngritjes dhe ka rrëzuar më shumë se tre tonë në pistën e aeroportit, njoftuan autoritetet lokale. Ky avion, model ”An-12” i kompanisë ”Nimbus” ishte duke u ngritur në fluturim nga një pistë e aeroportit Iakoutsk, kur një nga portat e avionit u hap dhe një pjesë e ngarkesës ra në tokë, njoftoi media. Fotot e publikuara nga autoritetet tregojnë dhjetëra lingota në pistë. “Për çastin, ne kemi gjetur 172 lingota me një peshë totale prej rreth 3,4 tonësh, për një ngarkesë totale prej nëntë tonësh”, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Brendshme.

Ndaje me miqte