0030 210 33 18 483

Hidër Buci rizgjidhet kryetar i Unionit të Emigracionit Shqiptar

TRIBUNA 22 Tetor 2016

Në Tiranë janë zhvilluar zgjedhjet e reja të Unionit të Emigracionit Shqiptar, një organizatë e krijuar në vitin 2008 dhe tepër aktive në fushën e kërkimit dhe mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve shqiptarë kudo që ndodhen. Siç njofton Komisioni i zgjedhjeve, merrnin pjesë miq e dashamirës të Unionit, si dhe anëtarët e kryesive nga degët në Shqipëri, por edhe në Europë e në botë. Fillimisht janë zhvilluar diskutimet. Me frymë impenjimi, pjesëmarrësit kanë diskutuar mbi problemet me të cilat vazhdojnë të ndeshen emigrantët shqiptarë kudo në botë. Siç u nënvizua nga gjithë diskutantët, për shumë prej këtyre problemeve, përgjegjësia e moszgjidhjes vazhdon të bjerë mbi shtetin amë, që ende nuk po tregon kujdesin e duhur për bashkatdhetarët që u detyruan të largohen nga vendi, në kërkim të një jete më të mirë. Më tej, njoftimi i Komisionit bën me dije se u kalua në procesin e zgjedhjeve të reja. U propozua që kryetari aktual z.Hidër Buci të marrë një mandat tjetër. Edhe pse zoti Buci nuk ishte i pranishëm, 100% e pjesëmarrësve votuasn që ai të mbetet kryetar i Unionit Kombëtar të Emigracionit. Nënkryetar u zgjodh zoti Pashk Bardhi. Përfaqësuesese e Unionit për Greqinë u zgjodh zonja Katerina Qendro. Njoftimi i komisionit të zgjedhjeve, dërguar gazetës Tribuna, nënshkruhet nga: Sofie Sefaj (kryetare), Kastriot Aliaj (sekretar), Flamur Kola (nënkryetar.

Ndaje me miqte