0030 210 33 18 483

Himara dhe Qeparoi me shëtitore të reja

19 Qershor 2016

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite që zhvilloi në jug të vendit inspektoi ecurinë e punimeve për ndërtimin e shëtitoreve në Himarë dhe Qeparo, të cilat pritet të përfundojnë së shpejti. Kryeministri tha se me investimet e bëra për herë të parë, pas dekadave të tëra të lëna në harresë, në fshatra turistikë si Himara, Qeparoi, dhe me projektet në zhvillim e sipër për fshatrat, Vuno, Dhërmiu i Sipërm, Jalë, etj, pamja që ato ofrojnë është krejtësisht e transformuar, dhe tërheqja për turistët shumë herë më e madhe. Shëtitorja buzë detit, në Qeparo, është një investim i rëndësishëm, i cili do të rrisë ndjeshëm atraksionin, jo vetëm të turistëve të huaj, por edhe pushuesve të përhershëm vendas, të cilët për herë të parë e shohin Qeparoin, krejtësisht të shndërruar nga pikëpamja infrastrukturore. Shëtitorja shtrihet buze detit me gjatësi 1200 ml. Punimi i saj prej guri karakteristik te zonës është një risi në infrastrukturë. Ndër të tjera, punimet përfshijnë ndërtimin e mureve anësore mbajtës, 1 ure druri dhe një ure betoni, ndriçim dekorativ, mobilim urban sistemime anës detit si dhe ndërtimin e 10 shatërvanëve me sistemet përkatëse te furnizimit me ujë si dhe 3 sheshe brenda shëtitores me sipërfaqe 1600 m2. Ndërtimi saj është përkrahur nga banoret e zonës dhe operatore te ndryshëm turistik. Këtë qershor, Himara turistike, gjithnjë e preferuar për turistët vendas dhe ata të huaj, ofron një pamje krejt tjetër nga ajo e dhjetorit të vitit të kaluar, kur nisën punimet për ndërtimin e shëtitores së re buzë detit, një projekt në përfundim e sipër, i cili rrit vlerat atraktive Himarës. Nëpërmjet një ndërhyrje arkitekture, në peizazhin dhe mobilimin urban, shëtitorja ekzistuese, zëvendësohet me vijën natyrale lidhëse te detit me shtëpitë ne vijën e pare ne breg. Shëtitorja e re, duke nisur nga objektet e vijës se pare, i përafrohet një shkallareje drejt detit me gjatësi mbi 350m, elemente 2.5 deri 5 te gjere me pjerrësi dhe zbritje, që mundësojnë aksesin për gjithkënd duke e shfrytëzuar atë për aktivitete te ndryshme, nga plazhi e deri ne koncerte apo te tjera evente kulturore. (ATSH)

Ndaje me miqte