Humbja e ekstremit të djathtë austriak ndryshim i favorshëm për Bashkimin Evropian
TRIBUNA
05 Dhjetor 2016
Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.
«Ju jam mirënjohës», tha pas njoftimeve për numërimin paraprak të votave Alexander Van der Bellen në Vjenë. Kurse Norbert Hoferi shkroi në facebook:
«Ju më mbështetët me forcë dhe jam tepër i hidhëruar që nuk ia dolëm mbanë. Do të isha kujdesur me shumë dëshirë për Austrinë tonë.»
Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen.
Humbja e kandidatit të ekstremit të djathtë (FPO) në presidencialet austriake rriti besimin në kryeqytetet evropiane, duke lehtësuar frymëmarrjen e koalicionit të brishtë të qendrës në pushtet në Vjenë dhe duke hedhur poshtë ambiciet e FPO-së, që po fokusohet aktualisht në platformën e saj politike për legjislativet e ardhshme.
Një evropian i bindur, që i cilësonte këto zgjedhje si vendimtare për të ardhmen e Austrisë në BE, Alexander Van der Bellen është shpërblyer me një fitore të pastër me 53,3 për qind të votave, sipas sondazheve, kundrejt 46,7 për Norbert Hofer, 45 vjeçarin, zëvendëspresidentin e Parlamentit dhe lider i Partisë së Lirisë (FPO).
Ekstremi i djathtë austriak shpresonte në fakt të përfitonte në një kontekst ndërkombëtar të favorshëm për grupimet euroskeptike dhe anti-imigracion, pas fitores së Brexit në Britaninë e Madhe dhe atë të Donald Trump në SHBA.
Kandidati i FPO-së, i cili nuk bëri fushatë për tezën e një dalje të mundshme nga BE-ja, synonte në një farë mënyrë të mishëronte mbrojtjen e vendit të punës, të fuqisë blerëse, të rinovimit përballë partive socialdemokrate (SPO) dhe konservatore (OVP) që qeverisin Austrinë prej dekadash.
Reagimet lehtësuese, pas humbjes së tij vijojnë në BE “një lajm i mirë për Evropën”, sipas kreut të diplomacisë italiane Paolo Gentiloni “një mesazh i qartë pro-evropian” për presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
“Populli austriak zgjodhi Evropën dhe qasjen në të “, u shpreh presidenti francez, François Hollande.
Kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier konstatoi nëpërmjet këtij rezultati si “një ogur i mirë për Evropën”.
Ndaje me miqte