0030 210 33 18 483

ILDKP: MASA ADMINISTRATIVE DHE GJOBE PER 17 ZYRTARE QE FSHEHEN PASURITE

18 Shkurt 2015

TIRANE, 18 Shkurt/ATSH/-Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka dalë sot në një njoftim për mediat për të bërë me dije se janë marrë masa administrative dhe gjobë për 17 zyrtarë. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në bazë të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar dhe ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, vendosi masa administrative “gjobë”, deri në shumën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, për subjektet e mëposhtëm: Izmir Abdija, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore,Tiranë Bajazit Karriqi, për funksionin Kryetar Bashkie, Prrenjas Myfit Duriçi, për funksionin Kryetar Bashkie, Bulqizë Rrok Nika, për funksionin Drejtor, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Tiranë Rexhep Hysaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Shkodër Alfred Qafa, për funksionin Kryetar Bashkie, Fushë Arrëz Ilir Krosi, për funksionin Kryetar Bashkie, Peshkopi Agim Repishti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë Arben Meshi, për funksionin Drejtor, Dogane, Morinë Krenar Canollari, për funksionin Kryetar, Njësia Bashkiake Nr.6, Tiranë Mark Miri, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Lezhë Petrit Sulaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Tiranë Klevis Limaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Medias Audiovizive Fatbardha Majushi, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier Gjinovefa Llanaj, për funksionin Drejtor, Spitali Psikiatrik Vlorë Shkelqim Musaraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier Ilirjan Nazeraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.

Ndaje me miqte