Itali 20 të vdekur nga përplasja e dy trenave
TRIBUNA
12 Korrik 2016
20 persona raportohet se kanë humbur jetën, pas përlasjes së dy trenave në Italinë e Jugut, mesditën e të martës. Të plagosurit janë më shumë se 30 dhe shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Shumica e viktimave ishin punonjës, studentë dhe turisatë që po shkonin në aeroportin e Barit.
Fuqia e përplasjes ishte kaq e madhe, saqë mbeturina të vagonave fluturuan e u përhapën në dy anët e një ullishteje, midis qyteteve Corato dhe Andria.
Sipas vlerësimeve të para, shkaku i aksidentit është një gabim njerëzor: mosrespektimi i prioritetit nga njeri prej dy makinistëve.
Ende nuk është bërë e dsitur se sa njerëz ndodheshin në të dy trenat në momentin e përplasjes.
Aksidenti më i rëndë hekurudhor i viteve të fundit në Itali është shënuar në vitin 2009, kur një tren mallrash i ngarkuar me gaz të lëngët doli nga shinat dhe më pas shpërtheu, në Viareggio në pjesën qendrore të vendit. Atëherë më shumë se 30 persona që jetonin pranë shinave humbën jetën, për shkak të zjarrit që pasoi.
Në prill 1978, dy trena u përlasën në një grykë në Murazze Vado. Disa prej vagonave ranë në humnerë dhe 42 njerëz humbën jetën.
Tribuna
Ndaje me miqte