0030 210 33 18 483

Itali çmim ndërkombëtar për poeten tonë Armela Hysi

23 Qershor 2016

Në edicionin e 25 të konkursit ndërkombëtar për poezinë "Giovani e Poesia di Triuggio", ku merrnin pjesë 584 poetë nga 23 vende nga e gjithë bota (Italia, Bullgaria, Bangladeshi, Rumania, Egjipti, Ekuadori, Shqipëria, Moldavia, Pakistani, Ukraina, Kina, Holanda, SHBA, Gana, Rusia, Bjellorusia, Brazili, Gjermania, Uzbekistani, Greqia, Belgjika, Tunizia e Polonia - radha e listës sipas numrit të pjesmarrësve), juria vlerësoi me mimin e Tretë dhe Medalje të Argjendtë poeten Armela Hysi. Qendra "Të rinjtë dhe poezia", me një traditë 25 vjeçare është kthyer në një strehë vlerësuese per poetët dhe kulturën shqiptare, duke qenë se dhe vite të tjera ka vlerësuar disa nga poetët e njohur shqiptarë, megjithëse organizatorët dhe Presidenti i këtij misioni shprehu rezervat e veta për mungesën e konsullit shqiptar në aktivitetin e ndarjes së çmimeve, ndryshe nga një sërë përfaqësuesish të shteteve të tjera që gjendeshin aty. Tekstualisht tha se: "para ca vitesh vinte. Por rreth 10 vjetët e fundit nuk marrin mundimin sa t' i kthejnë përgjigje ftesës sonë"... Edhe sivjet poezitë e paraqitura për konkurim u botuan në një antologji poetike dinjitoze. Poezia e Armela Hysit, përkthyer në italisht nga Arnisa Kokona dhe Ermal Hysi, megjithëse me veçanësinë delikate që paraqet përgjithësisht përkthimi i poezisë si zhanër e veçanërisht përzgjedhjet stilistike gjuhësore të poetes Hysi, arriti të krijonte përshtypjet më të mira të mundshme duke u vlerësuar me këtë çmim të rëndësishëm. Poezia fituese e çmimit për emigrantin (që s'i mësova emrin) në brigjet e Evros për vajzën 4 vjeçare që kaloi natën pranë kufomës së të atit dhe për veten e pacipë që dua të bëj një poezi interesante shkruar me gisht në xhamin e retinës së të vdekurit ndërresat brenda thesit me grimtha foljesh në kohët e ndryshme të sintaksës që mbante pas shpine gazetarët thanë se qenë të sistemuara kujdesshëm edhe flokët ende të lagur të së bijës katër vjeçare. përpara se jeta pa pikë poezie të shtrydhej mbi plloçkat e ftohta të natës. natë e zakonshme. 29 korrik 2015 Armela Hysi

Ndaje me miqte