Itali tërmet i fuqishëm të paktën 38 të vdekur
TRIBUNA
24 Gusht 2016
Tre lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit të së mërkurës kanë gjunjëzuar qendrën e Italisë.
Lëkundja e parë dhe më e fortë me magnitudë 6 ra në orën 03,36 duke u gdhirë e mërkurë, me epiqendër 2 kilometër në Accumoli (Rieti) e 10 km Arquata të Tronto (Ascoli Piceno) dhe në Amatrice (Rieti). Në Amatrice dhe në Marche ka edhe dëme më të mëdha.
Bilanci provizor shkon në 38 të vdekur, mes tyre edhe 2 fëmijë, siç u raportua në mesditë.
Kreu i Mbrojtjes Civile italiane, Fabrizio Curcio gjatë një konference shtypi refuzoi të publikonte një bilanc zyrtar të viktimave me pretendimin se ishte ende shumë herë për të dhënë informacione të sakta.
Gjeologët thanë se tërmeti goditi zona më pak të populluara, ndërsa është ndjerë edhe në Romë, rreth 171 kilometra larg nga epiqendra e tij që besohet të ketë qenë në Norcia, një qytet në zonën e Umbrias.
Italia ndodhet në njërën nga zonat më sizmike të Evropës. Tërmeti i fundit më i madh që goditi vendin ishte ai i vitit 2009 në qytetin L'Aquila, që la pas vetes mbi 300 të vdekur.
Tërmeti më vdekjeprurës kishte ndodhur në vitin 1908 kur nga pasojat e tij dhe cunamit humbën jetën rreth 80 mijë veta në rajonet jugore të Kalabrisë dhe Sicilisë.
Ndaje me miqte