0030 210 33 18 483

Ja katër ministrat e rinj që propozoi Rama

Tribuna 13 Mars 2017

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, pas mbledhjes së sotme të kryesisë, bëri të ditur emrat e katër ministrave të rinj të propozuar prej tij, në vend të ministrave të shkarkuar një ditë më parë. Për postin e ministrit të Brendshëm, kryeministri propozoi emrin e Fatmir Xhafajt, aktualisht kryetar i komisionit parlamentar të Ligjeve; në postin e ministrit të Mireqenies Sociale dhe të Rinisë propozohet Olta Xhaçka, deputete e PS-së; në postin e ministrit të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ish-drejtore e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në postin e ministrit të Pushtetit Vendor propozohet Eduard Shalsi, kryetar i komisionit parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese. Përveç z. Xhafaj që ka mbajtur dhe më parë poste ministrore, në 2002-n ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe në 2003-2005, ministër i Drejtësisë, tre emrat e tjerë e kanë për herë të parë detyrën e ministrit. Katër propozimet për vendet vakante në qeveri, kryeministri do ja përcjellë për dekretim Presidentit të Republikës. Një ditë më parë Rama konfirmoi largimet e 4 ministrave duke argumentuar se këto ndryshime u bënë nga fushata e pritshme elektorale e zgjedhjeve të 18 qershorit dhe se ato nuk kanë lidhje me protestën e opozitës apo me ndonjë kërkesë të aleatit në koalicionin qeverisës, kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Ministrat e larguar nga detyra janë Saimir Tahiri, nga posti i ministrit të Brendshëm; Ilir Beqja nga posti i ministrit të Shëndetësisë; Blendi Klosi nga minister i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Bledi ?uçi nga posti i ministrit të Pushtetit Vendor

Ndaje me miqte