0030 210 33 18 483

Je emigrant i papunë me moshë mbi 50 vjeç? Mund të përfitosh nga programi i ri i OAED

26 Mars 2016

Ka filluar që nga e enjtja paraqitja e kërkesave për t’u përfshirë në programin e ri të OAED për subvencionim e bizneseve me qëlllim marrjen në punë të 15.000 personave të moshës mbi 50 vjeç, të cilët gjenden në një pozitë mjaft të pafavorshme në tregun aktual të punës. Kostoja e programit është 60 milionë euro dhe financimi bëhet në kuadër të Fondit Unik për Zbatimin e Politikave Sociale (ELEKP). Vlera e subvencionimit arrin në 50% të pagës mujore, me limit makimal 500 euro në muaj për çdo person. Në këtë vlerë përfshihet paga mujore, kontributet për siguracione, si dhe dhurata e Pashkës, krishtlindjes dhe e lejes. Kohëzgjatja e subvenconimit është 9 muaj, ndërsa mund të zgjatet edhe për 9 muaj të tjerë, përderisa punëdhënësi e bën kërkesën 30 ditë para se të skadojë programi. Punëdhënësit angazhohen që të mbajnë vendet e subvencionuara të punës, për të paktën 3 muaj pas përfundimit të subvencionimit. Kjo përcaktohet në vendimin miratues për të përfituar subvencionimin. Punëdhënësit e interesuar për t’u përfshirë në program, mund të aplikojnë në mënyrë elektronike në adresën www.oaed.gr, ndërsa kushtet që duhet të përmbushin, si ata, edhe të papunët, gjenden në këtë adresë: http://www.oaed.gr/images/NEA-ANAKOINWSEIS/GR_TYPOU/21032016/dhmosiaprosklhsh.pdf Kush prej të papunëve përfiton Në shkresën zyrtare të OAED-it, përcaktohet si cilat kategori përfitojnë. Emigrantët, janë pjesë e kësaj kategorie, me kusht që të kenë leje pune dhe qëndrimi për sa kohë që do të vazhdojë subvencionimi. Më konkretisht, përcaktohet se personat që përfitojnë duhet: a)të jenë të regjistruar si të papunë afatgjatë (makrohronos anergos) në amzën e OAED-it për një periudhë mbi 12 muaj, të kenë moshën mbi 50 vjeç dhe të jenë të papiunë deri në momentin e marrjes së tyre në punë sipas programit. b)Te kenë mbushur formularin përkatës c)Të jenëq ytetarë grekë ose qytetarë të një vendi të BE-s, ose homogjenë që kanë tëd rejtën e qëndrimit dhe të punësimit në Greqi, ose qytetarë të vendeve të treta që kanë leje qëndrimi për punë të varur të paktën për sa kohë do të vazhdojë programi i subvencionimit. Tribuna

Ndaje me miqte