0030 210 33 18 483

Jepen detaje për maunen me 11 ton drogë që u kap në Kakavijë

TRIBUNA 20 Shkurt 2017

Shërbimet kompetente greke kanë dhënë për shtypin fotografi nga maunia me më shumë se një ton drogë, që u kap para disa ditësh në Kakavijë. Në njoftimin e Autoritetit të të Ardhurave Publike që u publikua në hënën në mesditë, thuhet ndër të tjera: “Të enjten, 16.02.2017, ora 20,20, një maune me targa shqiptare, leje ndërkombëtare qarkullimi dhe drejtues një shtetas shqiptar, tentoi të kalonte kufirin greko-shqiptar, me destinacion Greqinë. Gjatë ushtrimit të kontrollit doganor u gjetën të ambalazhuara dhe të fshehura me kujdes në një vend të posaçëm në pjesën e parë të karrocerisë, 700 dengje me peshë të përgjithshme 1.147, 423 kilogramë lëndë narkotike, sipas gjasave kanabis sativa i papërpunuar. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan, ndërsa drejtuesi i mjetit iu shmang arrestimit. Eshtë hartuar dosje penale dhe i është dhënë për ndjekje prokurorisë së Janinës”.

Ndaje me miqte