0030 210 33 18 483

Jo më çertifikatë për regjistrimin e fëmijve në shkollë

30 Mars 2016

Regjistrimi i fëmijve në shkollat greke do të thjeshtëzohet, pasi ministria e arsimit është ndërlidhur me sistemin elektronik të regjistrit kombëtar të popullsisë. Rrjedhimisht, nuk nevojitet më çertifikatë për regjistrimin e fëmijve në shkolla, që nga viti i ardhshëm shkollor. Lajmi është dhënë nga ministri i brendshëm, Panajotis Kuruplis, i cili ka theksuar se informacioni i nevojshëm për regjistrimin e fëmijve në sistemin arsimor grek (kopsht, fillore, gjimnaz, lice), do të transmetohen në mënyrë elektronike nga sistemi i regjistrit kombëtar të popullsisë, në sistemin informatik “my school” të ministrisë së arsimit. “Sivjet nuk do të qarkullojnë 600.000 çertifikata lindjeje në letër, të fëmijve që duhet të regjistrohen në shkolla. E kuptoni se sa orë pune do të shpëtojë shteti, çfarë burokracie dhe telashesh do të hiqen nga kurrizi”, deklaroi ministri duke shtuar: “Kjo do të jetë reforma më e madhe që është bërë në sektorin publik”. Atëherë kur kjo masë do të vihet në zbatim, padyshim që ndër më të gëzuarit do të jenë prindërit shqiptarë, që deri më tani heqin të zitë e ullirit në para, kohë dhe mundim, për të nxjerrë një çertifikatë dhe për ta bërë atë të përdorshme para autoriteteve greke. Tribuna

Ndaje me miqte