0030 210 33 18 483

Joseph Blatter presidenti i tetë i FIFAs

30 Maj 2015

Joseph Blatter, i rizgjedhur të premten në krye të FIFA-s për një mandat të pestë katër vjeçar është presidenti i tetë i këtij organizmi që prej krijimit, në vitin 1904. Joseph Blatter, president në detyrë që prej vitit 1998, u rizgjodh në moshën 79-vjeçare për një mandat të pestë katër vjeçar pas tërheqjes së Princit Ali para turit të dytë, gjatë votimit në Zyrih. Këto zgjedhje u mbajtën ndërkohë që FIFA është goditur nga një skandal planetar korrupsioni. Në turin e parë, Blatter mori 133 vota ndërsa Princi Ali, 73 vota. Gjithë presidentët e FIFA-s Robert Guerin, Francë - 1904-1906 Daniel Burley Woolfall, Britani e Madhe - 1906-1918 Jules Rimet, Francë - 1921-1954 Rodolphe William Seeldrayers, Belgjikë - 1954-1955 Arthur Drewry, Britani e Madhe - 1955-1961 Stanley Rous, Britani e Madhe - 1961-1974 Joao Havelange, Brazil - 1974-1998 Joseph Blatter, Zvicër - 1998-2015

Ndaje me miqte