0030 210 33 18 483

Ju pyesni ne përgjigjemi: Apelasi leja e qëndrimit nënshtetësia etj.

11 Korrik 2016

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, Tribuna ka grumbulluar në mënyrë të përzgjedhur pyetjet që lexuesit kanë drejtuar në inbox dhe që lidhen me çështje si leja e qëndrimit, deportimi (apelasi), nënshtetësia, etj. Këto pyetje ia drejtuam zyrës së avokatisë Dedes & Associates dhe ekspertët e specializuar të kësaj zyre dhanë përgjigjet përkatëse, të cilat po i publikojmë. Më poshtë, vijon materiali i përgatitur nga Zyra e Avokatisë Dedes & Associates: Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me zyrën tonë. Zyra jonë ka që në vitin 1951 që merret me çdo çështje që ka të bëjë me emigracionin: pajisje me leje qëndrimi të të gjitha kategorive, marrje të nënshtetësisë, zgjidhjen e çështjeve që kanë rezultuar për shkak të refuzimit të autoriteteve publike në akordimin e lejes së qëndrimit dhe të nënshtetësisë, marrje dhe zgjatje vize, bashkim familjar, çështje penale, mbështetje juridike etj., duke patur një eksperiencë të vyer dhe një personel mjaft të specializuar për zgjidhjen e problemeve që ju keni. PYETJE, AGRONI: Përshëndetje, jam një emigrantë nga Nafplio. Deri në fundë të 2012 isha me letra nuk munda t’i vazhdoj për arsye ekonomike dhe e kalova afatin një muaj; me një fjalë ndenjta 35 ditë më shumë, kur dola në doganë më vunë gjobë 1200 euro. Tani kam dy muaj që i futa prapë, pagova paravola 300 euro dhe pres. Pyes: A do të kem pengesa? Përgjigje:Nese ju i keni plotesuar te gjitha kriteret kur aplikuat per arsye te jashtzakonshme , per te rinovuar lejen e qendrimit, atëherë thjesht duhet te prisni per pergjigjen, e cila ka shume mundesi të jetë pozitive. Por nga ana tjetër ka mundësi që t’ju kërkojnë të paguani gjobën, me qëllim që të vazhdojnë procedurat për lejen e qëndrimit. Gjithsesi, do t’ju vijë një njoftim nëse duhet të bëni pagesën e gjobës. PYETJE, AFROVITI: Vajza ime deri ne 2006 ishte me bashkim familjar. Kur u shkeput nga bashkimi familjar i dhane leje qëndrimi një vjeçare.Qysh atehere nuk i rinovoi letrat sepse u kthye ne Shqipëri. A mundet t’i beje perseri letrat? Ne Greqi vjen çdo vit, tre muajt e verës, me pasaporte. Ka bërë dhe vetëm dy vjet shkolle në Greqi. Përgjigje: Vajza juaj ka qe nga viti 2007 qe nuk ka patur me leje qendrimi (2006 i mbaroi bashkimi familjar dhe mori një vjeçare). Për fat të keq, do ta ketë shumë të vështirë sepse po bëhen 10 vjet që i ka shkëputur lidhjet me shtetin grek. PYETJE, BARDHI: Kam marre apelasi ne piken doganore Kakavije per vule fallco ne vitin 2012 deri ne vitin 2022. A mund te me ndihmoni. Përgjigje: Nëse jeni i interesuar, kontaktoni me zyren tone. Sepse mund te fillojmë aplikimin per heqen e apelasit, fshirjen e emrit tuaj nga lista e zeze sapo te kenë kaluar 12 muaj qe nga marrja e deportimit. PYETJE: MARIO: Po udhetoja per ne Greqi ne gusht te 2014 dhe ne doganen greke nga verifikimi qe i bene pashaportes time me rezultoi nje vule dalje e fallsifikuar, dhe me dhane nje leter qe thoshte paraqiti dokument te falsifikuar. Tani, si mund te mesoj nëse mundem apo jo te shkoj, qofte dhe per pushime? Përgjigje: Nese jeni idetifikuar me nje vule fallso ka shume mundesi qe te keni apelasi. Fatkeqsisht nuk mund te udhetoni as per pushime sepse nese kaloni doganen do t’ju refuzohet hyrja dhe ka mundesi te merrni dhe nje gjob. Por mund te fillojmë procedurat per fshirjen e emrit tuaj nga lista e zezë. PYETJE, ENO: Kam hedhur letrat ne ministrinë e brendshme. Kam patur veveos nga 2006 deri me 2013, pulla s’me doli. Me kapen para nje viti pa letra dhe mora apelasi nga policia, dola me avokat . Me dhane nje leter që per 30 dite te largohem, por une nuk ika. Mund ta fshij apelasin, se kam frikë mos m’i kthejne letrat mbrapsht. A mund te merreni me kete çështje? Përgjigje: Po, mund te fillojme procedurat per heqen e apelasit para se të dalë pergjigja e lejes se qendrimit. Pergjigja nga ne del maksimumi brenda 2 muajve. Pagesa e gjith procedures nga fillimi deri ne fund është 450 euro. Ju lutemi, kontaktoni me zyren tonë në telefonin 2103621415. PYETJE, MIKEL: Kam jetuar rreth 12 vjet ne Greqi (2000-2012). Kam bere atje kopshtin dhe arsimin e detyruar (sistemi 6+3 ). A mund te marr pasaportë greke? Sa e thjeshtë mund të jetë procedura? Përgjigje: Pershendetje. Ju keni përfunduar me sukses 6 vite dhimotiko dhe 3 të gjimnazit? Nëse po, atëherë i plotësoni kriteret per te aplikuar per nenshtetesi greke. Me zyren tone mjafton qe te rrish dy dite ne Athine qe te marresh dokumentat e nevojshme nga shteti grek, te na firmosesh nje prokure dhe ne meremi me te gjithe proceduren. PYETJE, STROKA: Kam marrë apelasi ne 2010 dhe nuk di nëse me ka mbaruat apo jo. Përgjigje: Edhe sikur të kenë mbaruar vitet e apelasit, duhet te bëhet kërkesë për heqen e emrit tuaj nga lista e zeze, qe te mos keni problem nese largoheni nga shteti. Nese interesoheni, mund te fillojmë procedure per heqjen e apelasit dhe te fshihet emri juaj nga lista e zeze. Edhe dhe nese jetoni jashte shtetit grek. Per me shume informacion, ju lutem na kontaktoni. PYETJE, VLADIMIR: Në 2011 kam marrë apelasi për arsye se s’kam pasur letra. Po ma kanë caktuar nga gjykata dhe mesa di unë, e kanë vënë për 7 vjet. A mund të bëjmë diçka për ta hequr? Përgjigje: Po, mund te fillojmë procedurat per heqjen e apelasit . Pergjigja nga ne del maksimumi brenda 2 muajve dhe pagesa për gjithë procedurën që nga fillimi deri në fund është 450 euro. Ju lutemi, kontaktoni me zyren tonë në telefonin 2103621415. PYETJE, ALEKSANDER: Kam letra në Greqi, po te karta shkruan se nuk kam drejtë të punoj, se jam pjesëtar i familjes (melos ikogenias). Nese vë ensima dhe nxjerr liber shëndeti ne emrin tim, a mund ta nderroj karten apo ka menyrë tjetër? Përgjigje: Pershendetje. Për sa kohe e keni lejen e qendrimit? Sepse nëse i bëni këto gjëra mund të riaplikoni dhe te pajiseni me leje qendrimi me te drejtë punësimi. PYETJE, ARTAN: Po perpiqem te bej dokumenta per nenen time, e cila ka 20 vjet qe jetojme bashke dhe eshte e paligjshme, d.m.th nuk ka patur kurre leje qendrimi ne Greqi, per arsye se ka qene shume e pafat: u detyrova ta çoj ne Shqiperi per te pare nenen e saj pasi kishte vite pa e pare dhe kaloi ne Shqiperi me vule falco.Kur ur u kthye per ne Greqi e kapen dhe i kane dhene nje flete qe eshte kapur me dokument falco.Duke ditur ligjin e ri, i cili i jep mundesi per te aplikuar per leje te jashtzakonshme, pasi i ploteson dokumentat qe kerkojne, problemi qendron te vula falco.Nese aplikon per leje qendrimi a ka ndonje rrugezgjidhje per problemin e vules falco? Pergjigje: Po, mund te fillojmë procedurat per heqjen e apelasit para se të dalë përgjigjja për lejen e qëndrimit. tju dal pergjigja e lejes se qendrimit. Pergjigja nga ne del maksimumi brenda 2 muajve dhe pagesa për gjithë procedurën që nga fillimi deri në fund është 450 euro. Ju lutemi, kontaktoni me zyren tonë në telefonin 2103621415. PYETJE, GJERGJI: Ato gra që kanë lindur këtu në Greqi, e kanë marrë lejen e qëndrimit, mirëpo nuk kanë të drejtë të punojnë. Si i bëhet? Përgjigje: Momentalisht deri sa ato te punesohen te pajisen me ensima dhe me liber shendetesie nuk mund te ndrryshojn lejen e qendrimit. Vetem kur te riaplikojnë per te rinovuar lejen e qendrimit mund te aplikojnë për leje me të drejtë pune. Përgatitur nga : DEDES & ASSOCIATES Law Firm Adresa: Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, Athinë. Tel.: 210 3621415, Fax: 210 3623308 e-mail: general@dedeslaw.gr site: www.dedeslaw.gr RRJETET SOCIALE Facebook: https://www.facebook.com/dedeslawfirm/ Twitter: https://twitter.com/dedeslawgr Instagram: https://www.instagram.com/dedeslaw/ Linkedin: dedes-and-associates-law-firm-

Ndaje me miqte