0030 210 33 18 483

Juncker: &ldquoEuropa në gjendje shumë të keqe dhe shumë e përçarë&rdquo

26 Shtator 2016

“Nuk do flas për diskursin mbi gjendjen e Unionit, sepse Unioni është shumë keq. Një vit më parë thoja se nuk ka mjaftueshëm Union dhe pas një viti më mbetet vetëm ta përsëris”, nënvizoi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker gjatë mbledhjes së EESC (Komiteti Europian Ekonomik dhe Social). “arjet dhe krisjet janë të shumta dhe të rrezikshme. Ka ende shumë papunësi, ndonëse Evropa ka krijuar tetë milionë vende pune dhe niveli i punësimit është pranë atij të SHBA-së, ndërsa disa vite më parë ishte nën pesë për qind”, thekson presidenti i Komisionit Evropian. “BE-ja është duke u përballur me krizën e refugjatëve, të Brexit dhe mungesës së investimeve, përveç situatave në Ukrainë dhe Siri, madje harrohet që Siria është një fqinj i Evropës, sepse është shumë afër Qipros. BE-ja është përballë një krize të shumfishtë”, deklaron Juncker. “Pakti i stabilitetit nuk është idiot, sikurse thoshte një paraardhësi im, seëse shifrat e tregojë dhe sepse kemi futur elemente fleksibiliteti. Në vitin 2009 deficiti mesatar ishte 6,3 për qind sot është 1,9 për qind. Kjo është prova se konsolidimi po ecën”, vazhdon ish-kryeministri luksemburgas. “Ne paktin e stabilitetit, që nuk duhet të jetë një pakt fleksibiliteti, kemi futur shumë elemente fleksibiliteti që luftojnë kundër problemeve që i dini”, thotë Juncker. “Mbi çështjen e klimës jemi qesharak, për shkak të mos ratifikimit ende të marrëveshjes së Parisit. Ishim promovuesit e parë, por tani SHBA-ja, Kina, India dhe Japonia po ratifikojnë, po Evropa? Kështu humbasim kredibilitet dhe influencë në botë”, thekson Jean Claude Juncker në mbledhjen e EESC-së ku flet drejtë për drejtë, pa doreza. “Kriza e refugjatëve është e rëndësishme sepse është arsyeja pse BE-ja po përçahet dhe BE-ja nuk dohet të lërë të vetme Italinë, Greqinë apo Maltën, pra vendet në front të parë që Evropa duhet t’i mbështesë. Admiroj Italinë, po bën më mirë se Greqia, sepse çdo ditë shpëton mijëra jetë dhe anijet e gjithë Evropës dërgojnë gjithë migrantët në Siçili duke ia lënë barrën e strehimit dhe ushqimit Italisë”, vazhdon ai. “Duhet të ketë solidaritet në shpërndarjen e refugjatëve. Disa vende e bëjnë, disa thonë jo sepse nuk duha myslimanë. Kjo është e papranueshme, sepse nuk bëhetë fjalë për myslimanë, por për qenie njerëzore. Megjithatë nëse disa vende nuk mund të bëjnë shpërndarjen, atëherë duhet të marrin më shumë pjesë në përforcimin e mbrojtjes së kufijëve të jashtëm që duhet të përfundojnë në fund të tetorit”, përfundoi Juncker.

Ndaje me miqte