Juncker: Problemi më i madh me të cilin u përballa ishte Greqia
Tribuna
14 Shtator 2017
“Problemi më i vështirë me të cilin u përballa në karrierën time politike ishte Greqia, atëherë kur më të shumtët bënin presion që të dilte nga eurozona”, ka deklaruar presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, në një konferencë për shtyp.
Pak orë pas fjalimit të tij në seancën plenare të Parlamentit Europian, Juncker ka dhënë një intervistë në një rreth të ngushtë gazetarësh, vetëm gjashtë, mes të cilëve edhe korrespondetja e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA.
Nga kjo agjenci Juncker është pyetur lidhur me disiplinën fiskale dhe zhvillimin ekonomik, në sensin se si mundet që këto të arrihen në Greqi, pa investime të mëdha.
“Unë vetë i ofrova Greqisë 35 miliardë euro për të vënë në zbatim reformat që do të favorizonin punësimin. Grekët kërkuan një kohë të caktuar për t’i thithur këto fonde. Greqia po bën përpjekje dhe lëvizjet e duhura -duhet ta themi- pas gjithë të tjerave që bëri për të garantuar qëndrimin e vendit në eurozonë.
Janë nga momentet më të vështira që vijnë në mendjen time për vullnetin politik në një kohë kur ishin shumë më tepër ata që dëshironin daljen e Greqisë nga zona e euros, nga sa të tjerët që dëshironin me çdo çmim që Greqia të qëndronte në eurozonë. Dhe për gjendjen e Greqisë kam vetëdije të plotë”, deklaroi Juncker.
Kreu i Komisionit Europian iu referua edhe kurajës që kanë treguar grekët vitet e fundit:
“Duhet të themi se grekët dëshmuan që kanë kurajë të pabesueshme. Sidomos pjesa më e varfër e shoqërisë greke. Kur isha president i Eurogrupit -dhe më pak tani- u kam telefonuar në raste të ndryshme miqve në Greqi. Kam bisedfuar me qeverinë, por kryesisht doja të mësoja për klimën dhe atmosferën në rrugët e vendit. Në farmacitë, në dyqanet, në klinikat dhe autoritetet greke në tërësinë e tyre më përgjigjeshin që t’i lemë reformat për më vonë. Do të ishte më pak e dhimbshme nëse anaconin në momentin e duhur. Nevojitej më shumë kurajë që të mbetej Greqia në eurozonë, më shumë nga sa nevojitej vetë Greqia”, theksoi Juncker.
Ndaje me miqte