0030 210 33 18 483

Juncker imazh i reklamës së gazetës gjermane nga një tavernë në Athinë

TRIBUNA 11 Shtator 2016

Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shfrytëzuar presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker për fushatën publicitare që bazohet në personalitete europiane. Politikani nga Luksemburgu ka preferuar ta realizojë reklamën e vet nga një tavernë buze detit në Athinë, e cila ndërkaq nuk dihet konkretisht se cila është. Gjatë videos, kreu i Komisionit Europian, thotë ndër të tjera se: “Luftova gjithmonë për qëndrimin e Greqisë në Eurozonë. Vendi i përket në më.nyrë të natyrshme Europës”. Ndërsa në ekran shfaqet tabela me menunë e tavernës, Juncker thotë: “Fakti se menuja është në euro, përbën kënaqësi për mua dhe për gjithë ata që nuk donin të ishte ndryshe”. “Isha gjithmonë ndër ata që nuk pranuan të flisnin për Greqinë sikur të ishte plehra e fundit. Grekët janë një komb i madh që po vuan faktin se po drejtohet nga një shtet i pafuqishëm”, thotë duke buzëqeshur presidenti i Komisionit Europian.

Ndaje me miqte