JunckerRamës: &ldquoVazhdoni reformat dhe pas 6 muajsh propozoj hapjen e negociatave&rdquo
Tribuna
07 Dhjetor 2017
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Cleude Juncker ka pritur në Bruksel kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Pas takimit, Juncker ka deklaruar se Komisioni Europian është “shumë i impresionuar” me progresin që ka bërë Shqipëria në fusha të ndryshme, kryesisht përsa i përket reformës në sistemin e drejtësisë. “Nëse bëhet progres i mëtejshëm gjatë gjashtë muajve në vijim dhe mendojmë që do të bëhet progres dhe më tej, synoj që t’i propozoj Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare, hapjen e negociatave, por kjo do të varet nga progresi reformave në muajt që vijnë”, ka shtuar Juncker, që gjithashtu ka paralajmëruar një vizitë të vetën në Shqipëri, vitin e ardhshëm.
Konferencë e përbashkët për shtyp Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
Jean-Claude Juncker: Zoti Kryeministër, zonja e zotërinj, jam shumë i kënaqur të prisja Kryeministrin e Shqipërisë. Ai është një mik i imi. Për herë të parë e kam takuar në vitin 2003 apo 2004, kur unë isha Kryeministër i Luksemburgut. E takova në zyrën e tij, kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kisha gjithmonë përshtypjen se do të kishte të ardhmen e duhur, siç edhe ndodhi.
Ne si Komision jemi shumë të impresionuar me progresin që ka bërë Shqipëria në fusha të ndryshme, kryesisht përsa i përket reformës në sistemin e drejtësisë. Ne lavdërojnë përpjekjet e Kryeministrit për të luftuar korrupsionin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është bërë një progres domethënës në këtë drejtim. Si përfundim, për ato që po ndodhin në vend, që i shtohen atyre që janë bërë, ne jemi shumë të lumtur me çfarë po ndodh në Shqipëri.
Nëse bëhet progres i mëtejshëm gjatë gjashtë muajve në vijim dhe mendojmë që do të bëhet progres dhe më tej, synoj që t’i propozoj Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare, hapjen e negociatave, por kjo do të varet nga progresi reformave në muajt që vijnë. Jam besimplotë se kjo do të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Do të doja t’i jepja Kryeministrit fjalën.
Edi Rama: Faleminderit Zoti President! Eshtë nder që gjendem këtu dhe është një kënaqësi e madhe t’ju dëgjoj dhe të kuptoj ndjesinë e gatishmërisë që keni për të na mbështetur në këtë proces, që, siç ju thatë, nuk përfundon kurrë, por duhet të konfirmohet javë pas jave e muaj pas muaji, duke e ditur që gjashtë muajt në vijim do të jenë thelbësorë, për të pasur mundësinë që të hyjmë në një fazë të re, e cila do të jetë e vështirë, por absolutisht e nevojshme për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Për mua është krenari që erdha sot, në Bruksel, me rezultate të prekshme, të konfirmuara nga të gjithë ju. Ajo çfarë mund të them në fund është se largohem nga Brukseli me bindjen që edhe më shumë rezultate të prekshme duhet të vijojnë. Sfida është tashmë një sfidë e përbashkët dhe jam i sigurt që opinioni publik në Shqipëri do ta kuptojë saktësisht mesazhin tuaj, që ka të bëjë me një proces të bazuar në meritë dhe ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor si i tillë, që të bëhet pjesë në të ardhmen e kësaj familjeje të madhe, por përmes reformave dhe rezultateve.
Presidenti Juncker: Do të doja që të shtoja diçka, që kam për qëllim të vizitoj Shqipërinë vitin e ardhshëm. Po e them publikisht, sepse ia thashë privatisht Zotit Kryeministër, por ai nuk më besoi dhe po e them publikisht.
Kryeministri Rama: Po, e vërtetë. Nuk të besova, tashmë të besoj.
Erisa Zyka, Gazetare: Kam një pyetje për Presidentin: Deklarata juaj që Serbia dhe Mali i Zi mendohet se mund të anëtarësohen në BE, është përshëndetur nga disa, ndoshta kundërshtuar nga disa të tjerë, sepse mendohet që këto vende duhet ta përfundojnë procesin në vitin 2023. A është realiste që këto vende ta plotësojnë procesin për 6 vjet, duke ditur që shtetet e tjera anëtare kanë dashur më tepër kohë? Po për vende si Shqipëria, Maqedonia dhe të tjerë?
Për Kryeministrin, ju e dini se, ndërkohë, edhe pse keni ardhur me disa rezultate konkrete, ju keni një mbulim negativ nga shtypi europian për çështje specifike dhe kjo lidhet me krimin e organizuar, sepse është një përparësi që duhet ta përmbushë Shqipëria në kuadër të 5 përparësive. Pra, nuk e di nëse e keni parë lajme si Shqipëria me gangrenën e drogës, ose, p.sh., ka një lajm për çështjen e drogës për një ish ministër e kështu me radhë. Si mund t’i përgjigjemi?
Presidenti Juncker: Do t’ju këshilloja që të mos citoni gazetat dhe gazetarët, sepse kjo është loja midis gazetarëve. Dikush shkruan, një tjetër i citon, një i tretë i shkruan, një i katërt i kopjon dhe pastaj këto bëhen pjesë e pyetjeve. Ne
jemi të impresionuar me reformat që janë kryer në Shqipëri, edhe në fushën që ju përmendni. Megjithatë, kjo ishte pyetje për Edin dhe jo për mua.
Në fjalimin tim për Gjendjen e Unionit nuk i përmenda Serbinë dhe Malin e Zi. Pra, mos thoni që unë thashë se Serbia dhe Mali i Zi janë te pika e hyrjes në BE. Dje diskutova me një prej liderëve, pata një diskutim shumë të mirë, ndërkohë dua që Shqipëria në të ardhmen të bashkohet në BE. Jemi pranë pikës ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatave.
Kryeministri Edi Rama: Unë nuk mund t’i shtoj asaj çfarë tha Presidenti në raport me shtypin dhe në raport me atë çka cituat. Ka artikuj që mund t’i citosh për keq dhe disa që mund t’i citosh për mirë. Por më bën përshtypje që në këtë mundësi unike që keni, ju prireni që të citoni për keq. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse ne vijmë nga i njëjti vend, që është Shqipëria.
Zoti President, si e sheh progresin e Shqipërisë dhe a ka një datë për negociatat për anëtarësim?
Presidenti Juncker: Unë, duke pasur parasysh progresin që është bërë në Shqipëri nga Kryeministri, nga qeveria, mendoj që, nëse gjërat vijojnë të zhvillohen në të njëjtin drejtim në 6 muajt në vijim, do të jemi shumë pranë rekomandimit të Këshillit të Ministrave për nisjen e negociatave, sepse Shqipëria po ecën mirë.
Faleminderit!
Ndaje me miqte