0030 210 33 18 483

Juncker fshikullon deputetët e Parlamentit Evropian: Jeni qesharakë!

DPA 04 Korrik 2017

“Jeni qesharakë!”, u tha sot deputetëve të Parlamentit Evropian shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, gjatë një sesioni plenar, zhvillluar në Strasburg. Juncker ishte jashtëzakonisht i irrituar me numrin e madh të deputetëve që mungonin gjatë një debati për bilancin e presidencës malteze të radhës të Bashkimit Evropian, që përfundoi të premten e kaluar. “Fakti që vetëm 30 deputetë të parlamentit janë të pranishëm ilustron faktin se ky parlament nuk është serioz”, deklaroi Juncker. Ai vazhdoi duke thënë se, nëse kancelarja gjermane, Angela Merkel apo presidenti francez, Emmanuel Macron do të ishin të pranishëm, atëhere situata do të ishte ndryshe. Juncker u ndërpre në diskutimin e tij nga presidenti i PE-së, Antonio Tajani, i cili i kërkoi të ndryshonte gjuhën e ashpër dhe ta tërhiqte fjalën “qesharakë”. “Kurrë nuk do të marr më pjesë në të tilla takime”, u përgjigj Juncker duke theksuar se parlamenti duhej të respektonte presidencat e radhës të vendeve të vogla. Estonia mori të shtunën presidencën e radhës të BE-së.

Ndaje me miqte