Juncker përgëzon Tsiprasin mbi përpjekjet për refugjatët
18 Shkurt 2016
Në një klimë pozitive është zhvilluar takimi i presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Junker me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, të mërkurën në mbrëmje në Bruksel.
Takimi u zhvillua në kuadër të kontakteve të zotit Tsipras gjatë samitit të Bashkimit Europian që mbahet të enjten dhe të premten.
Sipas burimeve europiane, Juncker shprehu kënaqësinë e tij mbi “përpjekjet e konsiderueshme greke” sa i përket çështjes së refugjatëve.
Sipas të njëjtave burime, biseda Juncker-Tsipras u zhvillua mbi temat që pritet të dominojnë samitin: raportet e Unionit me Britaninë e Madhe dhe çështjen e refugjatëve, port edhe ecurinë e ekonomisë greke.
Sipas burimeve qeveritare greke, Juncker e përgëzoi kryeministrin për progresin që ka shënuar Greqia, si dhe për kontributin e përgjithshëm në menaxhimin e problemit të refugjatëve.
“Në bisedën e tyre të y palët ranë dakord se menaxhimi i refugjatëve kërkon një bashkëpunim tërësor dhe të koordinuar të vendeve anëtare të BE-së, si dhe nevojën për të shmangur veprimet e njëanshme”, raportuan burimet.
Gjithashtu u theksua roli krucial që ka bashkëpunimi i ngushtë i Unionit me Turqinë, për menaxhimin efektiv dhe me humanizëm të flukseve të refugjatëve, thanë burimet qeveritare greke, duke shtuar se “u diskutua edhe nevoja që të shtohet asistemca që po merr Greqia nga BE për shpëtimin, mikpritjen dhe regjistrimin e refugjatëve.
“Sa i përket programit grek, u ra dakord se vlerësimi për inspektimin duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thanë burimet qeveritare.
Anullohet takimi me palën turke
Ndërkaq, është anulluar takimi i dhjetë vendeve anëtare të BE-së dhe presidentit të Komisionit me Turqinë, për shkak se kryeministri turk Ahmet Davutoglu e anulloi udhëtimin e tij në Bruksel pas sulmit të përgjakshëm që ndodhi në Ankara të mërkurën pasdite.
Tribuna
Ndaje me miqte