KE: 2018a viti i mundësisë për Ballkanin Perëndimor
ATSH
03 Janar 2018
Në një analizë rajonale, Komisioni Evropian thekson se po punon për një strategji të re për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që u kërkon vendeve të shfrytëzojnë shansin për perspektivën e tyre evropiane.
Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç tha se 2018-a ishte viti i mundësisë për vendet ballkanike për të ndërmarrë hapa të pakthyeshme në rrugën e integrimit evropian.
Megjithatë, Koçijançiç theksoi se për të arritur këtë qëllim vendet duhet të ndërmarrin reforma, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës, drejtësisë dhe të drejtave themelore.
”BE nuk do të bëjë kompromise për kushtet e anëtarësimit. ?do progres serioz është kusht për reforma efektive”, shpjegoi ajo.
Në analizën kushtuar Shqipërisë, BE-ja beson se ”Shqipëria ka treguar një ecuri të qëndrueshme në të pesta prioritetet kryesore të kërkuara me qëllim ecjen para në integrimin drejt BE-së, reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat e njeriut”.
“Tani është duke zbatuar reformën në drejtësi dhe në veçanti vetingun e gjygjtarëve dhe të prokurorëve. Ky proces monitorohet nga një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi drejtuar nga Komisioni Evropian”, tha Koçijançiç.
Raporti nënvizoi se, ashtu siç edhe theksoi presidenti i BE-së Jean-Claude Juncker, “nëse vazhdohet në rrugën e reformave, Komisioni ka si qëllim të rekomandojë hapjen e negociatave për anëtarësim për vendin brenda gjashtë muajve të ardhshëm”.
Ndaje me miqte