0030 210 33 18 483

KE e nxjerr Greqinë nga procedura disiplinore për shkak të deficitit

Tribuna 12 Korrik 2017

Komisioni Europian ka propozuar përfundimin e procedurave disiplinore ndaj Greqisë, për shkak të deficiteve të larta që pati vendi gjatë tetë viteve të fundit. Sipas njoftimit të KE, “ky vendim është rezultat i përpjekjeve të konsiderueshme që ka bërë vendi vitet e fundit në drejtim të përmirësimit të financave publike, si dhe të progresit që është shënuar në zbatimin e programit të mbështetjes për Greqinë”. “Rekomandimi ynë për ndërprerjen e procedurave disiplinore, është një tjetër sinjal pozitiv i stabilitetit financiar dhe i rimëkëmbjes së vendit”, komentoi nënpresidenti i KE, Vladis Dombrovskis. Sipas agjencisë Reuters, vendimi i tanishëm mund ta ndihmojë Greqinë që të dalë në tregjet financiare për të marrë kredi. Me përjashtim të dy bondeve që emetoi në vitin 1014, Greqia mungon nga tregjet financiare që në vitin 2009, kur shpërtheu kriza. Analistët vlerësojnë se, në terma praktikë, ky vendim i jep fund edhe marrjes së masave shtrënguese të imponuara nga kreditorët. Sipas parashikimeve të Komisionit Europian lajmet e mira për Greqinë do të vazhdojnë. Parashikohet që vendi të ketë sivjet një rritje ekonomike prej 2,1%, edhe pse niveli i papunësisë vazhdon të mbetet më i larti në Eurozonë, me 21,7 për qind.

Ndaje me miqte