0030 210 33 18 483

KE paralajmëron Greqinë rrezikon me pezullim nga marrëveshja Schengen

27 Janar 2016

Ministrat e brendshëm të Gjermanisë dhe Francës do të vizitojnë javën e ardhshme Greqinë, për të parë në vend se çfarë mund të bëhet për të ndihmuar Athinën në përballimin e flukseve të refugjatëve në ishujt grekë. Lajmi është konfirmuar nga ministri i brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, pas takimit me homologun gjerman, Thomas de Meiser në Berlin. “Eshtë një punë e vështirë, që Greqia nuk mund ta përballojë e vetme”, ka deklaruar nga ana e tij ministri i jashtëm gjerman, duke shtuar se është i nevojshëm një mision i ri i agjencisë europiane të menaxhimit të kufirit, Frontex, me mandat për ndihmuar autoritetet greke. Deklaratat në Berlin bëheshin në të njëjtën kohë që zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Vladis Dombrovskis, njoftonte për ultimatumin që Komisioni i drejtoi të mërkurën Greqisë, duke e paralajmëruar me pezullim deri në dy vjet nga marrëveshja Schengen. Ultimatumi erdhi pasi Kolegji i komisionerëve miratoi draft-raportin për Greqinë, që bazohet në inspektimin e kryer në muajin nëntor në kufijtë e vendit. Gjatë inspektimit janë vërejtuar probleme serioze në regjistrimin dhe marrjen e shenjave të gishtrinjve refugjatëve dhe emigrantëve që mbërrijnë në ishujt grekë, si dhe mos rakordimi i pasaportave me data base-n e Schengenit dhe të Europolit. “Schengen është një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian dhe duhet të mbrohet. Disa shtete anëtare i kanë kërkuar Komisionit Europian që të krijojë kushtet për të lejuar shtetet anëtare të zhvillojnë kontroll në kufijtë e tyre për një periudhë maksimale dy vjeçare në përputhje me rregulloren e Schengenit. Ne zhvilluam një diskutim të gjatë mbi këtë. Ne diskutuam veçanërisht draft-raportin për Schengenin duke u përqêndruar te vlerësimi gjatë vizitës në muajin nëntor në Greqi . Draft-raporti nxjerr si konkluzion, se Greqia ka neglizhuar seriozisht angazhimet për mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe se janë identifikuar defiçienca serioze në mbrojtjen e kufinjve, për të cilat autoritetet greke duhet të marrin masa”. “E dimë se autoritetet greke kanë marë disa masa që nga nëntori, por duhet bërë akoma më shumë”, tha Dombrovskij. Zëvendëspresidenti i KE tha se Greqia ka tre muaj afat që të zbatojë masat që do t’i kërkohen. “Në rast se brenda këtij afati Greqia nuk u përgjigjet rekomandimeve të Komisionit, atëherë do të aktivizohet procedura e nenit 26 të Marrëveshjes Schengen, duke u dhënë mundësinë vende anëtare që të mbyllin përkohësisht kufijtë e tyre për një periudhë nga gjashtë muaj dhe deri në sy vjet”, sqaroi Dombrovskij. Praktikisht, mbyllja e kufijve nga vendet anëtare do të thotë se qyetarët grekë, por edhe emigrantët e huaj që disponojnë leje qëndrimi, nuk do të mund të qarkullojnë lirshëm në hapësirën e Schengenit, por do të duhet të pajisen me vizë. Deri në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës në Athinë nuk ishte shënuar ndonjë reagim nga ana e qeverisë. Vetëm ministri i emigracionit, i pyetur nga një radio vendase, nuk e përjashtoi mundësinë e veprimeve “të njëanshme” siç tha, nga shtete anëtare, zhvillim që sipas ministrit do të ishte “jashtëzakonisht jomiqësor dhe i pavaforshëm”. Tribuna

Ndaje me miqte