0030 210 33 18 483

KE propozon masa të reja për luftën kundër financimit të terrorizmit

TRIBUNA 21 Dhjetor 2016

Komisioni Evropian propozoi sot një sërë masash të reja për riforcimin e arsenalit juridik evropian kundër financimit të terrorizmit dhe abuzimit me shkëmbimet e informacionit mes autoriteteve të shteteve anëtare. Ekzekutivi evropian ka propozuar gjithashtu një direktivë të re që mundëson bërjen e pastrimit të kapitaleve një vepër penale dhe për të mbushur boshllëqet mes rregullave kombëtare përsa i përket kësaj çështjeje. Ai paraqiti gjithashtu një zgjidhje të re për riforcimin e kontrollit të lëvizjeve të parave përsa i përket personave që hyjnë në BE apo që dalin me të paktën 10 000 euro. Komisioni kërkon gjithashtu t’u mundësojë në të ardhmen autoriteteve të reagojnë kur shumat përkatëse janë më të ulëta se pragu prej 10 000 eurosh parashikuar për deklarim në doganë. Masat e propozuara përfshijnë gjithashtu shtrirjen e kontrolleve doganore për dërgesat e parave me pako postale si dhe materialet e çmueshme të tilla si ari, që nuk janë të mbuluara aktualisht nga deklarata doganore standarde.

Ndaje me miqte