0030 210 33 18 483

KQZ Në zgjedhjet e 18 qershorit u regjistruan 17 parti. Nis verifikimi i kandidatëve

30 Prill 2017

Për zgjedhjet e 18 qershorit zyrtarisht janë regjistruar 17 parti politike, të cilat edhe kanë depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë. Në një dalje për mediat zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj tha se ka filluar verifikimi i dosjes së çdo kandidati. KQZ thotë se miratimi ose refuzimit i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj. Njoftimi i KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë politike që kanë depozituar lista shumemërore. Njëkohësisht, KQZ në zbatim të ligjit 138/2015, ligjit të dekriminalizimit, ka nisur edhe verifikimin e formularëve të vetëdeklarimit për kandidatët për deputetë. Listat shumemërore të partive politike të cilat janë në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor do të miratohen nga KQZ jo më vonë se data 5 maj 2017. Ndërkohë, për listat shumemërore të partive politike tek cilat do të konstatohen parregullësi në dokumentacionin e kanidimit, do të kthehen për plotësim jo më vonë se data 4 maj. I gjithë procesi i miratimit ose refuzimit nga KQZ, i listave shumemërore për kandidatët për deputetë, do të përfundojë brenda datës 9 maj. KQZ pasi të miratojë listat shumemërore e kandidatëve për deputetë do t’i publikojë ato në faqen zyrtare, së bashku me formularët e dekriminalizimit dhe jetëshkrimet (CV). KQZ, e ndërgjegjshme për situatën politike në të cilën ndodhet vendi, por edhe e përgjegjshme për detyrën që i është ngarkuar, iu tërheq vemendjen të gjithë faktorëve dhe aktorëve politike se, nëse ende synohen manovra gjithëpërfshirëse, prej datës 3 maj 2017 jo vetëm ligjërisht, po edhe teknikisht shkelim kufirin e pamundësisë së çdo zgjerimi të pjesëmarrjes. Konkretisht, kanë depozituar lista shumëemërore: Partia Komuniste e Shqipërisë Sfida për Shqipërinë Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Partia Lista e Barabartë Partia Uniteti Kombëtar Aleanca Popullore për Drejtësi Partia Demokracia Sociale Partia Aleanca Demokratike Partia Kristian Demokrate Levizja Socialiste për Integrim Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Partia për Drejtesi Integrim Unitet Partia Social Demokrate Partia Socialiste e Moderuar Partia Socialiste Fryma e re Demokratike Partia Aleanca Demokristiane

Ndaje me miqte