Kalashnikov me statujë në qendër të Moskës
ATSH-ANSA/
20 Shtator 2017
Një statujë shtatë metra e gjysmë e lartë, që tregon Mihail Kalashnikovin, i cili mban në dorë armën vdekjeprurëse të shpikur nga vetë ai, automatikun e famshëm që mban edhe emrin e tij, u inaugurua në qendër të Moskës.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë e bija, Jelena Kalashnikova dhe ministri i Kulturës, Vladimir Medinski.
”Kalashnikovi është marka kulturore e Rusisë”, deklaroi Medinski.
Një grup ushtarakësh vendosi tri kurora me lule te statuja.
Monumenti i Mihail Kalashnikovit, i cili vdiq në vitin 2013, në moshën 94-vjeçare, u realizua nga Salavat Shçerbakovi dhe kushtoi më shumë se 500 000 dollarë.
Gjatë ceremonisë u ndalua një person, i cili mbante një pankartë ku ishte shkruar “Konstruktor armësh baraz konstruktor vdekjesh”.
Ndaje me miqte