Kancelarja Merkel viziton Tiranën
08 Korrik 2015
Në kuadër të turit Ballkanik, Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, zhvillon të mërkurën vizitën e parë zyrtare në Tiranë.
Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin ‘Nënë Tereza’ rreth orës 13:50, ndërsa në orën 14:15 do të zhvillohet pritja shtetërore e nivelit më të lartë.
Pas takimit kokë më kokë prej 15 minutësh me kryeministrin Edi Rama, dhe takimit mes dy delegacioneve, në orën 15.40- 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.
Ndërkaq në njoftimin mbi vizitën e Merkel në Shqipëri, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë, Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka deklaruar se çështjet kryesore të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë si dhe BE-në, si dhe çështjet ekonomike dhe të energjisë. Sibert ka bërë të ditur se Kancelarja Merkel do të takohet edhe me presidentin Nishani.
Ndërsa rreth orës 17.00 - 18.00, Kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Merkel i drejtohen me fjalime konferencës ekonomike që do të mbahet në Tiranë. Vizita e Merkel do të zhvillohet nën masa të forta sigurie. Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave, ku përfshihen ndalimi qarkullimit të mjeteve nga ora 10:30-14:30 në aksin rrugor Rinas në drejtim të Kasharit. Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë - Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit - mbikalimi i Kamzës dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.
Në vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz - Sheshi “Shqiponja” - Rruga e “Durrësit”, segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.
Axhenda zyrtare e vizitës:
Kryeministria ka publikuar axhendën e vizitës zyrtare në Tiranë, të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Angela Merkel.
Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit rreth orës 13.30.
Rreth orës 14.15 kancelarja gjermane do të mbërrijë në selinë e Qeverisë Shqiptare , ku do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes. Në orën 15.40 - 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.
Ndërsa rreth orës 17.00 - 18.00, Kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Merkel i drejtohen me fjalime konferencës ekonomike që do të mbahet në Tiranë.
Vizita në selinë e Qeverisë Shqiptare e Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel
14.15 nis Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes
15.40 - 16.10 Konferenca e përbashkët për Shtyp
17.00 - 18.00 Kryeministri i Shqipërisë Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Merkel i drejtohen me fjalime Konferencës Ekonomike.
Konferenca Ekonomike Gjermano- Shqiptare
12.00 - 13.45 zhvillohen dy panele në Konferencën Ekonomike Gjermano -Shqiptare që do të mbahet në ambientet e Tirana Business Park.
15.00 - 18.00 nis sërish Konferenca Ekonomike Gjermano-Shqiptare.
Vizita e Merkel në Tiranë, policia masa të rrepta sigurie
Në kuadër të vizitës zyrtare që Kancelarja Angela Merkel do të zhvillojë të mërkurën në vendin tonë, Policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.
Në njoftimin për shtyp, Drejtoria e Policisë së Tiranës bën të ditur se në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime duke nisur nga ora 10.30 e paradites.
Sipas policisë, nga ora 10.30-14.30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht) ndërsa nga ora 13.30-14. 30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë - Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit - mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuara.
Më tej sqarohet se bllokim do të ketë edhe në segmentin rrugor nga mbikalimi Kamëz - Sheshi “Shqiponja” - Rruga e “Durrësit” ndërsa në segmentin rrugor Sheshi “Skëndërbej” - Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza”, rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 12. 00 deri në orën 19.00, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.
Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mire kuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit.
Ndaje me miqte