Katalonja rebele dhe strategjike
AFP
02 Tetor 2017
Katalonja, rajon i Spanjës me sipërfaqe sa Belgjika, është një prej më strategjikeve për ekonominë e katërt të zonës euro. Ky territor duke pasur një gjuhë dhe kulturë të tij, i kufizuar nga Mesdheu dhe Pirenejt përbën 6,3 për qind të sipërfaqes së Spanjës, 16 për qind të popullsisë dhe një të pestën e PBB-së.
Toka e piktorëve, Salvador Dali dhe Joan Miro apo arkitektit, Antoni Gaudi, ku pëlqehet kërcimi i dansit tradicional sardane dhe ndërtimi i piramidave njerëzore (të ashtuquajturat kështjellat), tërheq 22,5 për qind të turizmit në Spanjë.
Në sport, Barcelona është i vetmi qytet spanjoll që ka pritur Lojërat Olimpike të verës, në vitin 1992 dhe FC Barcelone e Lionel Messi, grupi i lojtarëve të “Roja”-s, është klubi i dytë më me shumë tituj në vend me 24 liga dhe pesë Liga Kampionësh.
Katalonja është vendi i industrive kryesore dhe qendra e kërkimeve të rëndësishme, veçanërisht në fushat bërthamore dhe biomjekësore.
Ajo ka qenë gjithashtu origjina e një të katërtës së eksporteve të Spanjës dhe ka pasur një përqindje papunësie prej 13,2 për qind, katër pikë më pak se pjesa tjetër e vendit.
Katalonja ka qenë një prej vendeve me borxhin më të madh, me një borxh publik prej 35,2 për qind të PBB-së (75,4 miliardë euro në fund të marsit) dhe duhet rregullisht të marrë likuiditete nga një fond special i shtetit spanjoll. Rajoni dënon shpërndarjen e padrejtë të fondeve publike në Spanjë, përgjegjës për asfiksinë financiare, gjë që Madridi e hedh poshtë.
Me kompetenca të gjera
Djep i anarkizmit në Spanjë, Katalonja ka pasur shpesh marrëdhënie komplekse me pushtetin qendror. Diktatori, Francisco Franco i hoqi kompetencat dhe përdori një represion të ashpër në këtë bastion të Republikanëve duke ndaluar gjithashtu përdorimin zyrtar të katalanasve.
Sot, ajo ka shumë avantazhe si komunitet autonom historik, si vendi bask (veri), Galice (veriperëndim) dhe Andaluzia (jug).
Në kuadër të një sistemi që u bë nga Spanja, një vend shumë i decentralizuar, Katalonja duhet të respektojë Kushtetutën, por administron drejtpërdrejt shëndetësinë dhe arsimin, duke u akuzuar shpeshherë nga konservatorët për minimizimin e përdorimit kastilan dhe manipulimin e programeve të historisë.
Ajo ka policinë e saj “Mossos d’Esquadra” -, që duhet të ndjekë këshillat e pushtetit qendror.
Nacionaliste
Ajo ka drejtuar për një kohë të gjatë koalicionin “Convergencia i Unio” (CiU, Konvergjenca dhe Union, nacionalistë dhe konsrvatorë) të Jordi Pujol, president rajonal në vitet 1980 dhe 2003.
Pujol shkaktoi stuhi dhe kohë të mirë në Katalonjë dhe Madrid, ku ndryshoi mbështetjen e tij në të djathtë ashtu dhe majtas. Akuzat në vitin 2010 për mashtrim fiskal dhe korrupsion minuan imazhin e tij.
Duke nisur nga viti 2003, Katalonja është drejtuar nga një koalicion i majtë që mori një riforcim të kompetencave.
Por, ky status u anulua pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2010, gjë që do të ushqente ndjenjat indipendentiste dhe do të kthente nacionalistët në pushtet me Artur Mas, president rajonal në vitet 2010 dhe 2015.
Kriza ekonomike ushqeu gjithashtu separatizmin.
Konservator si Jordi Pujol, Artur Mas, një nacionalist, përqafoi pak nga pak kauzën e indipendentistëve dhe organizoi më 9 nëntor 2014 një referendum të parë për pavarësinë e ndaluar nga drejtësia.
CiU shpërtheu që prej asaj kohe, i ndarë mes konservatorëve të moderuar dhe mbështetësve të pavarësisë.
Separatistët e majtë dhe të djathtë formuan menjëherë koalicionin “Junts pel Si” (Së bashku për po) dhe fitoi në shtator të 2015 zgjedhjet rajonale duke marrë formën e një votimi pro apo kundër pavarësisë dhe u shënua nga një pjesëmarrje rekord prej 77,4 për qind.
Partitë indipendetiste morën 47,6 për qind të votave kundër 51,28 për qind për partitë jo separatiste, por kanë të njëjtën maxhorancë absolute në Parlament, me 72 vende nga 135, për shkak të një ponderimi të zërave që mundësojnë një përfaqësim të mirë të provincave më rurale dhe gjithashtu më indipendentiste.
Qytetet e mëdha si Barcelona (1,6 milionë banorë) janë kundër pavarësisë.
Më 10 janar 2016, Carles Puigdemont pasoi Artur Mas, me objektivin për të drejtuar rajonin drejt pavarësisë në 2017.
Ndaje me miqte