Këngëtarja shqiptare Tringa Kay akuzohet se ka “vjedhur” një nga këngët e kantautorit grek Pandelis Pandelidis, që humbi jetën para dy vjetësh në një aksident automobilistik. Bëhet fjalë për këngën “I huaj”, që ka ngjashmëri të plotë me këngën greke, “Lioma sto gremo” - “I dehur në greminë”. Mediat greke kanë publikuar dy videoklipet, duke theksuar se bëhet fjalë për një “vjedhje të paskrupullt”. Sipas televizionit Alpha, familja e këngëtarit të vdekur ka angazhuar një avokat, për ta ndjekur penalisht çështjen. Edhe pse pati një karrierë mjaft të shkurtët, Pandelis Pandelidis u shndërrua në një simbol, sidomos për publikun e ri në moshë. Ai u nda nga jeta në shkurt 2016, kur fuoristrada që ai e drejtonte nën ndikimin e alkoolit, doli nga rruga dhe u përplas me barrierat metalike. Tringa Kay https://www.youtube.com/watch?v=GwyUqBmWhKQ Pandelis Pandelidis https://www.youtube.com/watch?v=Ou2c62SiHvU