0030 210 33 18 483

Keni fëmijën në shkollë greke? Ja çfarë ndryshon nga sivjet

Tribuna 09 Shtator 2016

Ministria greke e arsimit ka publikuar ndryshimet në procesin mësimor dhe të provimeve që do të zbatohen me fillimin e vitit të ri shkollor në gjithë gjimnazet e vendit. Së pari reduktohet në mënyrë të ndjeshme numri i lëndëve që japen provim në fund të vitit. Tashmë do të jenë vetëm katër: Greqisht, Matematikë, Histori dhe Fizikë. Për lëndët e tjera do të merret për bazë përparimi gjatë vitit si dhe rezultatet e testeve që do të zhvillohen gjatë orëve të mësimit. Tash e tutje, viti shkollor do të jetë me dy simestra dhe jo me tre sa ishte deri tani. Viti mësimor do të zgjasë deri më 31 maj. Në fillim të qershorit do të bëhen provimet në katër lëndët e sipërpërmenduar, pra: Greqishte e re, Matematikë, Histori dhe Fizikë. Nxënësit që nuk do t’i marrin provimet, mund të bëjnë konslutime dhe të japin sërish provime në fund të qershorit. Sezoni i provimeve të vjeshtës (shtator), mbetet në fuqi vetëm për nxënësit e vitit të tretë.

Ndaje me miqte