0030 210 33 18 483

Klement Balili flet për shtypin grek: "Akuzat kundër meje politike"

TRIBUNA 30 Tetor 2016

Pas plotë pesë muajsh që është shpallur në kërkim, Klement Balili ka vendosur të thyejë heshtjen e vet, me një intervistë për gazetën greke “Ethnos”. Nën okelion Klement Balili, rrëfimi i një të shumëkërkuari, gazeta greke ka vendosur si titull fjalët e vetë Balilit: “Si mund të jem Eskobari i Ballkanit dhe të mos bëj jetë luksoze?”. 44 vjeçari nga Saranda mohon çdo lidhje me akuzat që i janë bërë në Greqi dhe që e sjellin të jetë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës, me shtrirje të fuqishme në gjithë Europën. Balili pretendon se akuza bazohet vetëm në interceptimin e një bisede telefonike që ai ka kryer me njerin prej personave të arrestuar për aferën e 1,6 tonë kanabisi që u kap majin e këtij viti. “Unë nuk e dija se ai person kishte implikim në afera të paligjshme”, i thotë Balili gazetës greke. Për Balilin, akuzat janë të fabrikuara dhe synojnë të godasin atë personalisht, por edhe qeverinë shqiptare. “Jam i sigurt se disa zyrtarë të policisë greke e fabrikuan këtë çështje bashkë me disa kuadro të ish kryeministrit Berisha. Dhe kjo ka një arsye: Një nga nipat e mi, është një figurë e rëndësishme e partisë në pushtet në Shqipëri dhe porandaj u krijua kjo aferë, që ta shfrytëzojnë politikisht dhe të godasin kryeministrin Edi Rama”, paraqitet të thotë në ligjëratë të drejtë Klement Balili. Por edhe avokati i njohur grek, Aleksis Kujas, që ka marrë përsipër të përfaqësojë balilin në Greqi, thotë se akuzat janë të motivuara vetëm politikisht. “Nëse Klement Balili nuk ishte xhaxhai i një figure të rëndësishme politike, kryetarit të Bashkisë së Dervinit në Epirin e Veriut, nuk do të kishte problem”, i ka thënë gazetës greke avokati. Në fakt, duket se Ethnos ka bërë një lapsus, pasi nuk ekziston asnjë toponim me emrin Dervin në Shqipëri, por është e qartë se i referohet Delvinës. Balili i referohet gjesësisht edhe pagëzimit të tij si Eskobar i Ballkanit. “Si është e mundur që të mos kenë investiguar për të gjetur nëse kisha ndonjëherë skaf luksoz apo shtëpi luksoze apo bëja një jetë mes luksit. Si është e mundur që një njeri i cili ka miliona euro të zgjohet në ora 6 të mëngjesit, të shkojë në zyrën e drejtorisë së transporteve në sarandë e të punojë tetë orë për një rrogë të mirë dhe të ketë një familje me të cilën jeton një jetë modeste, si ajo që bëjnë mijëra shqiptarë të tjerë, pa asnjë makinë luksoze dhe sigurisht, pa shtëpi luksoze”, pyet Balili, i cili më tej shpjegon se pronarë të një hoteli luksoz janë vëllezërit e tij që e kanë blerë në mënyrë të ligjshme, me kredi nga banka shqiptare dhe austriake. Balili insiston se autoritetet greke nuk kanë paraqitur asnjë provë apo dëshmi që të argumentonte urdhër arrestin e nxjerë kundër tij. “Kanë kaluar kaq muaj që kur u bë publike kjo çështje në Greqi dhe në Shqipëri dhe pavarësisht që autoritetet shqiptare kërkojnë vazhdimisht t’u dëgrohen prova, autoritetet greke nuk ka dërguar as edhe një faqe nga dosja e çështjes”. “E gjithë kjo është thjesht një akuzë politike e cila jam i sigurt që sa në Shqipëri edhe në Greqi do të zhduket sapo të paraqiten provat”, i deklaron Klement Balili gazetës greke Ethnos.

Ndaje me miqte