0030 210 33 18 483

Klinsmann Matthaus Voller kundër veteranëve "Kuqezi"

09 Prill 2015

Kombëtarja e Gjermanisë, kampione e botës në vitin 1990 do të vijë në Shqipëri për të zhvilluar një ndeshje miqësore në stadiumin “Elbasan Arena” në 7 maj me ish-lojtarët e Kombëtares shqiptare. Lajmi është shpërndarë nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), pasi fillimisht është bërë i ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar te Miqesisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla, i cili shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook” se, “në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) organizojnë më datë 7 Maj 2015, ora 18.00, në Elbasan Arena ndeshjen e yjeve ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë”. “Kush i mban mend Rudi Feler, Fredi Bobic, Jens Novotni, Michael Schulz apo Suleiman Demollarin, Ilir Shulkun, Mirel Josen etj, mund t’i shohë live në këtë festë të futbollit shqiptaro-gjerman”, shkruan Kryetari i Grupit Parlamentar te Miqesisë Shqipëri-Gjermani, Taulant Balla. "Lëmsh, por hallall..." Në fakt, deputeti socialist i ka “bërë gjërat lëmsh” sa u përket emrave të lojtarëve gjermanë, që përmend në statusin e tij. Sepse, me përjashtim të Rudi Voller, të tjerët jo vetëm që nuk kanë lënë asnjë gjurmë në kombëtaret gjermane nëpër vite, por as kanë qenë pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Botës më 1990. Gjithsesi, ia bëjmë “hallall” ngatërresën, nëse arrin dhe i sjell yjet tashmë të venitur që dikur ishin idhujt e zjarrtë të shumë e shumë shqiptarëve. Për kujtesë, Gjemania Perëndimore (apo RFGJ) siç quhej atëherë, në finalen e Italia ’90 kundër Argjentinës së Maradonës, më 08.07.1990, u rreshtua me: Bodo Illgner Klaus Augenthaler Guido Buchwald Jürgen Kohler Thomas Berthold Andreas Brehme Lothar Matthäus (kapiten) Thomas Häsler Pierre Littbarski Rudi Völler Jürgen Klinsmann. Trainer: Franz Beckenbauer. Në stol ishin edhe: Raimond Aumann (portier) Stefan Reuter (zëvendësoi Berthold në minutën e 73) Uwe Bein Olaf Thon Karl-Heinz Riedle. Goli i vetëm u shënua me penallti nga Andreas Brehme në minutën e 85-të.

Ndaje me miqte