0030 210 33 18 483

Klodi Lesi shprehet i penduar për vrasjen e bashkëshortes kërkon ndjesë nga familja

29 Janar 2016

Klodi Lesi, shtetasi shqiptar që vrau bashkëshorten e vet greke dhe më pas u largua duke marrë me vete djalin 4 vjeçar, ka dalë të premten para hetuesit. Pas deponimit që zgjati deri në orët e mesditës, prokurori dhe hetuesi kanë qenë të një mendjeje në shqiptimin e masës së paraburgimit. Tashmë pritet që në orët e ardhshme, Lesi të transferohet në burgun e Diavatas, rreth 10 km nga Selaniku. Sipas avokatit të tij, Sokratis Provatas, Lesi ndodhej në gjendje shumë të keqe psikologjike dhe u shpreh se është penduar për aktin e tij. Avokati ka bërë publike edhe një deklaratë të Lesit, ku ndër të tjera shprehet: “Jam penduar për aktin që kreva, kërkoj ndjesë nga familja e bashkëshortes time dhe shoqëria. Nuk e di se si arrita në atë pikë. As unë nuk mund ta kuptoj. E gjithë jeta ime në Greqi ka qenë nga çdo pikëpamje shembullore”. Ndërkaq, avokati i Lesit ka reaguar për publicitetin që iu dha vrasjes së kryer nga Lesi. Duke folur për portalin Proto Thema, avokati ka nënvizuar se ajo ishte një vrasje e zakonshme. “E veçanta ishte se publiku e ndërlidhi me zhdukjen e fëmijës dhe kërkimet për gjetjen e djalit 4 vjeçar. Kjo tregon se shoqëria greke është e sensibilizuar. Mirëpo, po të lemë mënjanë çështjen e fëmijës, kemi të bëjmë me një vrasje e zakonshme”, ka thënë avokati. Klodi Lesi u arrestua të dielën e kaluar, 18 ditë pasi kishte vrarë në Ormilia të Halkidikisë bashkëshorten e vet, para syve të djalit më të madh me moshë 6 vjeç. Pastaj kishte marrë me vete djalin e dytë, 4 vjeçarin Fivos dhe ishte larguar. Për më shumë se dy javë Lesi bashkë me fëmijën fshiheshin në zona të ndryshme rreth fshatit, në pamundësi për të shkuar më larg, për shkak të postblloqeve të policisë. Tribuna

Ndaje me miqte