0030 210 33 18 483

Kodheli për gazetën greke &ldquoEthnos&rdquo: Shqipëria e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të pakicave

28 Dhjetor 2016

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për të përditshmen greke “Ethnos” e konsideron Shqipërinë si një ndër vendet e angazhuar më fort në mbrojtjen e të drejtave të pakicave. E pyetur për një rritje të retorikes nacionaliste nga ana e Shqipërisë, gjë që sipas tyre prek të drejtat e pakicës dhe minon klimën e besimit mes dy vendeve, ministrja Kodheli përgjigjet se Shqipëria hyn në ato vende me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe kjo jo vetëm në ligj, por dhe në atë qe shihet dhe mendohet në jetën e përditshme. “Mund të them pa ekzagjerim se në këtë çështje ne shqiptarët jemi unike. ?do gjë tjetër është retorikë”, siguron ministrja. Ajo komentoi dhe deklaratat e javëve të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, Kamenos, në një zonë ushtarake pranë kufirit me Shqipërinë. “Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO-s brenda dhe jashtë kufijve të tij”, shprehet Kodheli. Ajo thotë se beson në vlerat që mbrojmë çdo ditë dhe po ashtu beson më shumë në moton e aleancës “28 për një dhe 1 për 28”. Kodheli iu përgjigj dhe çështjes së ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke theksuar se kjo, por dhe të tjera çështje të pazgjidhura, janë në axhendën e së ardhmes dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve. E pyetur se përse emigrantët shqiptarë nuk po përndiqen në Greqi, ministrja e Mbrojtjes u përgjigj se shqetësim për Greqinë dhe vende të tjera nuk janë shqiptarët, por refugjatët që rezultojnë nga konflikti biblik në Siri ose nga vende të tjera. Kjo është arsyeja, tha ajo, se pse Shqipëria është pjesë e një prej misioneve më të rëndësishme të NATO-s në Detin Egje, duke mbështetur misionin e BE-së, FRONTEX, në mbrojtje të kufirit detar mes Greqisë dhe Turqisë.

Ndaje me miqte