Komisioneri Hahn letër e hapur qytetarëve shqiptarë: Keqardhje për bojkotin zgjedhjet duhet të bëhen
11 Maj 2017
Në një kohë kur opozita nuk është regjistruar për zgjedhjet e 18 Qershorit dhe kriza politike në vend vazhdon ende, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë.
Duke u ndalur te përpjekjet e bërë për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme për kapërcimin e krizës politike, komisioneri nënvizon se janë bërë përpjekje të mëdha për të nxitur dialogun mes palëve politike nga përfaqësues të BE dhe partner të tjerë ndërkombëtarë, por që për fat të keq nuk kanë pasur sukses.
“Gjatë javëve të fundit, janë bërë disa përpjekje për të nxitur dialogun midis partive politike në Shqipëri nga përfaqësues të BE-së, përfshirë veten dhe partnerët e tjerë ndërkombëtare. Ne kemi dëgjuar me kujdes shqetësimet dhe pritjet nga të gjitha anët, duke u përpjekur për të lehtësuar një zgjidhje të krizës në vazhdim.U ofruan një numër opsionesh, me shpresë që partitë dhe udhëheqësit të ndjejnë përgjegjësinë e tyre për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.Për fat të keq, ky nuk ishte rasti”, shkruan Hahn.
Në vijim ai shton se opozita u vetëpërjashtua nga procesi zgjedhor.
“Zgjedhjet do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e partive kryesore të opozitës. Ishte zgjedhja e qëllimshme e opozitës aktuale për të mos kandiduar për zgjedhje. Unë duhet ta respektoj, por në të njëjtën kohë shpreh keqardhje të thellë për këtë vendim nga pikëpamja demokratike. Shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë zgjedhje që ofrojnë një ofertë të gjerë politike dhe standarde zgjedhore. Megjithatë, procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa. Demokracia dhe standardet demokratike nuk do të pengohen duke bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet demokratike. Zgjedhjet do të vlerësohen sipas meritave të tyre, bazuar në standardet ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Komisionerit.
Ai ka kërkuar nga institucionet shqiptare të angazhohen për procesin zgjedhor, ndërsa shton se institucioni më kompetent evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve, ODIHR, kohët e fundit ka nisur aktivitetin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Hahn tha gjithashtu se “i dënoj fort thirrjet për veprime që do të cënonin të drejtat e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tyre themelore. Veprime të tilla s’mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e BE. Në të kundërt është një e drejtë themelore evropian që idetë politike dhe propozimet nuk ka rëndësi nëse i pëlqeni apo jo, por ato duhet të diskutohen brenda institucioneve demokratike, si parlamenti i Shqipërisë. Kjo është theksuar fort në të gjitha takimet me lider politike të vendit tuaj nga të gjitha palët. Në këtë aspekt më lejoni të them një gjë: moszhvillimi i zgjedhjet në Kavajë nuk është fitore e askujt përkundrazi është një humbje e qartë për demokracinë”.
Më tej, Hahn shpreh besimin se populli shqiptar do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të demonstrojnë përmbajtjen dhe maturinë demokratike që pritet nga një vend që aspiron të jetë anëtar i BE.
“Le të jemi të qartë: liderët do të mbajnë përgjegjësi nëse ata përpiqen të bllokojë aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë. BE do të ndjekë dhe do të monitorë nga afër procesin elektoral. Dhe ajo që është më e rëndësishme është që do vazhdojmë të ju mbështesim ju në rrugën drejtë anëtarësimit në BE”, përfundon Komisioneri Hahn.
Ndaje me miqte