Ritme të larta zhvillimi dhe performancë të fuqishme fiskale parashikon për Greqinë Komisioni Europian. Për vitin 2016,KE paralajmëron se Greqia ka arritur një rritje me 0,3% të zhvillimit ekonomik, kundrejt tkurrjes 0,3% që ishte parashikuar po nga KE në vjeshtë. Brukseli parashikon gjithashtu ulje të deficitit buxhetor në -1,1%, kundrejt -2,5% që ishte ky parashikim në vjeshtë. Duke prezantuar raportin e KE, komisioneri i çështjeve financiare, Pierre Moscovici vuri në dukje se Greqia ka tejkaluar objektivin për suficit primar në 2016-n, duke arritur një tregues pozitiv me 2% të GDP-së, kundrejt 0,5% që parashikon memorandumi (“mnimonio”) i nënshkruar me kreditorët. Zhvillimi pozitiv i ekonomisë greke pritet të vazhdojë edhe gjatë këtij viti: KE parashikon një rritje 2,7% sivjet dhe 3,1% vitin e ardhshëm. Në krahun tjetër, edhe papunësia vlerësohet se vazhdon kurbën e rënies: nga 23,4% në 2016-n, në 22% sivjet dhe 20,3% në 29018-n.