0030 210 33 18 483

Komisioni Europian: Shqipëria po përjeton një rritje graduale ekonomike

ATSH 15 Qershor 2017

Parashikime pozitive nga Komisioni Europian për Shqipërinë për vitet 2017-2019. Sipas raportit të Komisionit Europian, Shqipëria po përjeton një rritje graduale ekonomike që pritet të vazhdojë në vitet 2017-2019. Programi i reformës ekonomike (ERP) projektoi një rritje të PBB-së për t’u forcuar në më shumë se 4% në 2018, në vazhdim të rritjes së kërkesës së brendshme dhe përmirësimit të eksporteve neto. Investimet private kanë qënë dhe janë menduar të jenë nxitësi kryesor i rritjes në afatin më të afërt, të nxitur nga investimet e huaja direkte të drejtpërdrejta të planifikuara në sektorin e energjisë. Gjithashtu, eksporti i shërbimeve turistike u zgjerua dukshëm në vitin 2016 dhe pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Importi parashikohet të ngadalësohet nga 6.1% Në 2017 në 2.3% në vitin 2019. Në tërësi, ERP projekton që rritja ekonomike do të përshpejtohet nga 3.4% në 2016 në 4.2% në 2019.

Ndaje me miqte